Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fushe Krujë, Sekuestrohet Një Asenal Armësh, Arrestohet 35 Vjeçari
English

Fushe Krujë, Sekuestrohet Një Asenal Armësh, Arrestohet 35 Vjeçari

DURRËS, 30 Maj/ATSH-G. Kabashi/.- Një 35 vjeçar nga fshatrat e Fushë Krujes u arrestua sot në mbrëmje nga policia pasi në lokalin dhe në banesën e tij janë gjetur një arsenal armësh dhe municionesh. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë e Qarkut të Durrësit bënë të ditur për ATSH-në se Agron Topalli, banues në fshatin Tapizë, 3 km larg Fushë Krujës, i cili ishte dënuar edhe më parë për dhunë në familje, u arrestua pas kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan tre armë automatike, tre pistoleta tip stilolaps, një arkë me tritol, 625 fishekë si dhe disa armë të ftohta. Aksioni u krye nga forcat e policisë së Krujës, në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative./s.s./
KOMENTE