English

Indi, 30 të vdekur nga një aksidenti automobilistik

Indi, 30 maj NOA – Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në një zonë jugore të Indisë.

Një autobus ka rënë në humnerë si pasojë e pakujdesisë së shoferit dhe më pas makina ka marrë flakë. Por ajo që e bënë edhe më tragjike këtë aksident është fakti se në autobus kanë qenë edhe 10 fëmijë.

Policia njoftoi se makina ku ndodheshin 30 viktimat është rrëzuar në humnerë në një lartësi të konsiderueshme.

Makina devijoi duke rënë në një humnerë të thellë, çka provokoi shpërthimin e serbatorit të saj, raporton agjencia indiane e lajmeve “Press Trust of India”.

m.xh/NOA

KOMENTE