English

Joe Cole, shumë pranë Manchester United

Angli, 30 Maj NOA - Mesfushori i Çelsit Joe Cole, është vetëm një hap larg skuadrës së Manchester United, ku siç bëhet e ditur nga shtypi britanik drejtuesit e “djajve të kuq” janë shprehur të gatshëm për ta patur anglezin në radhët e skuadrës së tyre.

Joe Cole, në fundin e këtij sezoni, i mbaroi kontrata që kishte me skuadrën e Çelsit dhe për këtë arsye ai mund të merret nga United me parametër zero.

Duke parë se drejtuesit e “bluve të Londrës” nuk janë të gatshëm të rrisin pagën aktuale të lojtarin në fjalë, atëherë mund të themi se një rinovim kontrate do të jetë tepër i vështirë për tu realizuar midis tij dhe klubit.

Kështu Manchester United e pret krahëhapur lojtarin kjo duke parë dhe interesin që kanë shfaqur në drejtim të tij dhe kohë më parë.

r.b/NOA

KOMENTE