English

Lsi, E Fokusuar Te Prioritetet Europianizuese Të Shqipërisë

- Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, u përgjigjet komenteve mbi mungesën e kësaj force në takimin e Komitetit për Europën Juglindore të Internacionales Socialiste që u mbajt në Tiranë- TIRANË, 30 Maj /ATSH/- Lëvizja e Socialiste për Integrim e ka cilësuar takimin e Komitetit për Europën Juglindore të Internacionales Socialiste, që u mbajt dje në Tiranë, si "një veprimtari të parëndësishme të disa njerëzve që nuk kanë se me çfarë të merren tjetër", ndërkohë që "LSI është e fokusuar te prioritetet europianizuese të Shqipërisë". Në përgjigje të komenteve mbi mungesën e LSI-së në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, tha sot për mediat se "pjesëmarrja e LSI-së në takimin e zhvilluar nga Partia Socialiste ka ardhur edhe si mungesë e rëndësisë që ka Komiteti për Europën Juglindore i Internacionales Socialiste". Siç theksoi ai, Lëvizja Socialiste për Integrim ka vlerësuar se aktiviteti i saj politik është fokusuar në çështje më konkrete, më të ndjeshme për opinionin dhe më të prekshme nga qytetarët. Në këtë kuadër, z. Rama, përmendi procesin konkret të liberalizimit të vizave, por në një rrafsh më të gjerë dhe gjithë proceset europianizuese që synojnë të afrojnë vendin në familjen europiane. Një ditë më parë në hotel Sheraton në Tiranë u mblodh takimi i Komitetit për Europën Juglindore i Internacionales Socialiste me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive të majta të rajonit, anëtarë të këtij organizmi./i.s/k.sh/
KOMENTE