Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mitrovicë - Njoftime Për Tensione Në Të Dy Anët E Urës Së Ibrit
English

Mitrovicë - Njoftime Për Tensione Në Të Dy Anët E Urës Së Ibrit

PRISHTINË, 30 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Tensionohet situata në të dy anët e urës së lumit Ibër në Mitrovicë, njoftojnë nga vendi i ngjarjes burimet shqiptare dhe lokale serbe. Sipas Kosovapress, Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve shqiptarë dhe serbët, të cilët janë mbledhur në të dyja anët tek ura e lumit Ibër. Ndërkohë është rritur numri i pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, të cilët po përpiqen që të qetësojnë gjendjen. Ndërhyrja e Policisë së Kosovës ka ardhur pas provokimit të serbëve nga pjesa veriore, të cilët kanë hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të shqiptarëve matanë lumit Ibër. Ndërsa, Radio Kontakt Plus, radio lokale serbe në Mitrovicë, njofton për disa mijëra serbë e shqiptarë në të dy anët e urës. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë të kësaj radioje pak pas orës 13.00 u dëgjua edhë të shtëna dhe reporteri nga vendi i ngjarjes tha se "kohë pas kohe ka përdorim të armëve të zjarrit" dhe se "nuk ka informacione për të plagosur". Sipas kësaj radioje, rreth orës 12:30 ka patur "gjujatje me gurë mes serbëve dhe shqiptarëve në urën kryesore të Ibrit". /f.n/
KOMENTE