Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Radio Televizioni i Kosovës flet për incidentin në aeroport
English

Radio Televizioni i Kosovës flet për incidentin në aeroport

Prishtinë, 30 Maj 2010 NOA - Radio Televizioni i Kosovës gjykon incidentin në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës gjatë dhe pas një konference për media, dhe sjelljen e gazetarit Milaim Zeka.

“I kërkojmë falje publike gazetares Liridona Lluka-Gashi dhe të gjithë gazetarëve që janë ndier të fyer në këtë rast, por dëshirojmë t’ua sqarojmë të gjithëve se veprimet e gazetarit Milaim Zeka janë veprime të tij personale dhe në asnjë mënyrë nuk janë qëndrim i Radio Televizionit të Kosovës”, - deklaroi sot, Sylejman Shaqiri, Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së

Ai theksoi se “menaxhmenti i RTK-së do ta shqyrtojë rastin në hollësi e me kujdes dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me Rregulloret e RTK-së, me Standardet Profesionale dhe Parimet Etike të Gazetarisë në Programet e Radio Televizionit të Kosovës, duke zbatuar dispozitat që rregullojnë marrëdhëniet e RTK-së me të angazhuarit me kontratë mbi vepër”.

a.b/NOA

KOMENTE