Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë: Vaji I Ullirit Shqiptar , Në Një Panair
English

Sarandë: "Vaji I Ullirit Shqiptar", Në Një Panair

SARANDË, 30 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Shoqata e vajit të ullirit (AOA) me mbështetjen e USAID organizuan të dielën "Ditën e vajit të ullirit shqiptar", në mjediset e ekspozimit të prodhimeve artizanale në qytetin antik të Butrintit në rrethin e Sarandës. Kjo ditë ka nisur si një panair, ku kanë prezantuar prodhimin e tyre 12 kompani shqiptare, si "Tre Miqtë" nga Ndroqi, "Delvina", "Lukova jonë", "Jali" Himarë, "Musai" nga Vlora, "Gjikondi" nga Qeparoi dhe "IVAP" nga Mulleti Tiranë, etj, të gjitha të trajnuara dhe të mbështetura nga USAID për prodhimin e vajit të ullirit. Genc Ruli, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, tha për ATSH-në, se zhvillimi i këtij aktiviteti në kishën e Butrintit antik lidhet me faktin se dikur këtu bëhej kungimi me vaj ulliri. "Do të ishte mirë që gjithë Shqipërinë ta ripyllëzonim me bimën e ullirit. Sivjet ka një rritje 35 për qind të numrit të aplikuesve që marrin subvencion për kultivimin e ullirit, ndërsa është mbjellë 4 mijë ha sipërfaqe e re me këtë kulturë, në gjithë vendin", tha Ruli Panairi është vizituar nga qytetarë të shumtë të zonës, por edhe nga turistë të huaj. /k.sh/
KOMENTE