English

Shet virgjërinë, 19-vjeçarja fiton 22 mijë euro

Zelandë e Re, 31 Maj NOA - Nuk është hera e parë që lajme që lajme të këtij lloji qarkullojnë por, gjithmonë është e bezdisshme të dëgjohet se një vajzë vë në shitje virgjërinë e saj në ndonjë ankand në internet.

Protagonistja e fundit e kësaj historie, që tashmë duket të jetë kthyer në modë, është një vajzë 19 vjeçare nga Zelanda e Re, e cila nxori në shitje virgjërinë e saj pikërisht në një ankand online dhe kjo pasi nuk i mjaftonin paratë për të vazhduar studimet që kishte nisur.

Studentja pranoi ofertën më të lartë dhe do të thotë një shifër e barasvlershme me shumën e 22 mijë eurove.

“Falënderoj 30 mijë personat që lexuan ftesën time dhe arrin të më adresonin 1200 oferta. Vendosa të pranoj atë më të lartën, e cila ishte jashtë çdo parashikimi që kisha bërë. E mora këtë vendim duke qenë tepër e vetëdijshme për pasojat që mund të ketë”, - deklaroi vajza 19 vjeçare e cila nuk ka dashur ta japë identitetin e saj të vërtetë por, ka qenë e regjistruar në këtë faqe me një nofkë “Unigirl”.

Vetë pronari i kësaj adrese në të cilën vajza me nofkën “Unigirl” kishte publikuar lajmin e saj, e ka mbrojtur këtë vendim duke pohuar se do të pranojë dhe kërkesa të tjera të këtij lloji dhe ka sqaruar se filozofia e këtij siti nuk konsiston në zgjedhjet individuale të personave, kjo duke u bazuar dhe në faktin se në Zelandën e Re prostituimi i të rriturve është i ligjshëm.

E vetmja gjë e cila mbetet për tu sqaruar është se kush mund të konsiderohet si më e drejtë nga ana morale, vajza e cila përdori sensualitetin e saj për qëllime të saj personale apo një masë meshkujsh të gatshëm për të paguar vetëm për të pasur një vajzë të virgjër?

r.b/NOA

KOMENTE
  • Senehat Murtezani01:29 - 24 Mars 2011
    No coment jasht kufive njerzor esht kjo gje .....