English

Shqipëria ‘liberalizon’ vizat për Rusinë

Moskë, 30 maj, NOA - Qytetarët rus mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri gjatë sezonit veror. Lajmi konfirmohet nga Ambasada e Shqipërisë në Moskë, e cila ka sqaruar qytetarët rus mbi mundësinë e udhëtimit në Shqipëri.

Mediat ruse, “Voice of Rusia” dhe “Interfax” citojnë përfaqësues të Ambasadës Shqiptare në kryeqytetin rus, të cilët kanë deklaruar se marrëveshja për liberalizimin e vizave ka hyrë në fuqi sot.

Sipas njoftimit, vendimi për lejimin e shtetasve rus për të vizituar Shqipërinë, pa procedura të ndërlikuara kalimi në pikat doganore, do të jetë i vlefshëm deri në nëntor të vitit 2010.

Vendimi i qeverisë shqiptare për thjeshtimin e procedurave të vizave 90 ditore bëhet në hapje të sezonit veror në vend.

Turistët rusë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të numrit të përgjithshëm të turistëve që vizitojnë Ballkanin.

Mali i Zi, Kroacia dhe Greqia janë shtetet që thithin pjesën më të madhe të këtyre turistëve. Ndërkohë që në Mal të Zi, numri i turistëve rus gjatë vitit të kaluar ka qenë disa qindra mijë.

Por ajo ç’ka e bënë edhe më të lakmueshëm këtë kategori turistësh është dhe fakti se ekonomia ruse gjatë viteve të fundit ka njohur rritje.

Ndryshe nga vendet e BE-së që gjatë dy viteve të fundit kanë kaluar një krizë ekonomike, Rusia ka qenë më e imunizuar. Kjo ka bërë që rusët të hyjnë dhe në të ashtuquajturin turizëm elitar.

Por vlen të theksohet se pas heqjes së vizave është e nevojshme që të krijohen dhe kontakte më të mira për udhëtimin mes dy vendeve.

Heqja e vizave duket se do të jetë jo dhe shumë e efektshme pas arsye se nga Tirana për në Moskë, apo në qytetet të tjera të Rusisë, nuk ka një linjë direkte, fikse ajrore.

m.xh.NOA

KOMENTE