English

Sport-Futboll/Përfaqësuesja U-19, Tre Humbje Në Turneun E Kroacisë

- Shqipëria ndodhej në një grup me Saturn FC, Dinamo Zagreb dhe Istria - TIRANË, 30 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Përfaqësuesja shqiptare e futbollit U-19, e drejtuar nga trajneri Ramadan Shehu, i humbi të tri ndeshjet në kuadër të turneut të Kroacisë zhvilluar gjatë kësaj jave, ku merrnin pjesë 16 skuadra të ndara në katër grupe. Shqipëria ndodhej në një grup me Saturn FC, Dinamo Zagreb dhe Istria, por ekipi i kthyer sot në Shqipëri nuk tregoi asnjë nga vlerat e tij që kishte shpalosur në dy miqësoret ndaj Malit të Zi në fillim të muajit. Sipas burimeve nga Kombëtarja U-19, "Shqipëria humbi ndeshjen e parë 1-0 me Saturn FC, të dytën kundër Dinamos së Zagrebit 3-2 (kryesonte 2-1) dhe të tretën e të fundit me Istria 1-0". /k.sh/
KOMENTE