Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/Shqipëria Gjithçka Gati Për Miqësoren Ndaj Andorrës
English

Sport-Futboll/Shqipëria Gjithçka Gati Për Miqësoren Ndaj Andorrës

- Shqipëria në të vetmen ndeshje kundër Andorrës ka humbur 2-0 - TIRANË, 30 Maj/ATSH- Gjergji Mima/ - Kombëtarja shqiptare e futbollit, pas fitores 1-0 në miqësoren kundër Malit të Zi që u zhvillua në Podgoricë, do të luajë të mërkurën në orën 20:00 kundër Andorrës, në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa". Shqipëria në të vetmen ndeshje kundër Andorrës, që ndodhet në vendin e 201 në renditjen e FIFA-s, ka humbur 2-0 në transfertë në vitin 2002, në një takim miqësor që i kushtoi edhe pankinën ish-trajnerit Sulejman Demollari. Për takimin Shqipëri- Andorra, Federata Shqiptare e Futbollit tashmë ka hedhur në treg biletat, që kushtojnë: 500 lekë në tribunat kryesore (A dhe B) dhe nga 200 lekë në ato karshi (D1, D2 dhe D3). Nn drejtimin e trajnerit kroat, Josip Kuzhe, kombëtarja shqiptare zhvillioi sot një seancë stërvitore (11:00) në stadiumin e Kavajës. Fitorja ndaj Malit të Zi ishte e treta në 5 ndeshje miqësore me trajnerin Josip Kuzhe, ndërsa dy takimet e tjera kanë përfunduar në barazim. Ndërsa dje kanë humbur të gjithë rivalët tanë të grupit të impenjuar në miqësore, Islandë-Andorra 4-0, Ukrainë-Rumani 3-2 dhe Suedi-Bosnjë-Hercegovinë 4-2. - Miqësoret e Shqipërisë nën drejtmin e Josip Kuzhe Shqipëri-Gjeorgji 1-1 Shqipëri-Qipro 6-1 Estoni-Shqipëri 0-0 Shqipëri-Irlandë e Veriut 1-0 Mali i Zi-Shqipëri 0-1 2 qershor, ora 20:00 Shqipëri-Andorrë /k.sh/
KOMENTE