English

Axhenda Për Ditën E Hënë, 31 Maj

Ora 10:00- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, zhvillon një takim pune në ambientet e METE-s, me homologun e Serbisë, Petar Skundric. Ora 11:30 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoron institucionin e Teatrit Kombëtar dhe disa aktorë të tij. Ora 15:30 - ICE organizon konferencën për financimin e SME-ve, në ambientet e Pallatit të Kulturës. Ora 12:00 - KOKSH dhe MASH organizojnë përpara Galerisë Kombëtare të Arteve aktivitetin "Sporti pa Duhan". ELBASAN; Ora 12.00 -Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, zhvillon një takim në qytetin e Elbasanit me temë "Një rini e shëndetshme pa duhan dhe alkool". VLORE; Sot në mbremje në sallën e teatrit "Petro Marko" do te jepet koncerti "Peizazh Mesdhetar", pjese e aktiviteteve te organizuar ne kuadrin e stines se eventeve "Italia-Shqipëria,Dy popuj, nje det, nje miqesi", organizuar nga Konsullata e Pergjithshme e Italise në Vlorë. KOSOVË Ora 10.00 -Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës
KOMENTE