Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Bashkepunim Mes Strukturave Pergjegjese Per Përballimin E Situatës Së Zjarreve
English

Basha: Bashkepunim Mes Strukturave Pergjegjese Per Përballimin E Situatës Së Zjarreve

TIRANË, 31 Maj/ATSH- Mira Shkurta/. - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ftoi sot të gjitha strukturat përgjegjëse që të koordinojnë masat për të parandaluar dhe menaxhuar çdo situatë të mundshme zjarresh gjatë stinës së nxehtë të verës. "Përballimi i situatës së zjarreve të mundshme në stinën e verës kërkon përgjegjësi dhe angazhim të të gjitha strukturave përgjegjëse për të pasur sa më pak dëme në pyje, kullota dhe mjedis gjatë stinës së nxehtë që po vjen", u shpreh të hënën ministri i Brendshëm, Lulzim Basha gjatë konferencës Kombëtare për Mbrojtjen e Pyjeve dhe Kullotave gjatë stinës së verës, organizuar nga ministritë e Brendshme dhe asaj të Mjedisit. Basha theksoi rëndësinë e rritjes së vigjilencës për të shmangur rreziqet nga zjarret gjatë stinës së verës, duke pasur parasysh se sivjet jemi përballur me ndryshime temperaturash nga 6-10 gradë në periudha kohore vetëm disa ditore. "Në këtë kuadër detyrë kryesore është bashkimi i rezervave ekzistuese potenciale të vendit për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, forcimi i bashkëpunimit, parapërgatitja dhe mbrojtja nga rreziqet, në veçanti mbrojtja e pyjeve nga zjarret", tha Basha. Basha kërkoi marrjen e masave praprake përmes një koordinimi të punës së të gjitha strukturave përgjegjëse si dhe fonde shtesë për të përblluar situatën që mund të krijohet nga zjarret. Ministri Basha përmendi edhe detyrat e përcaktuara për Prefektët e qarqeve për të dhënë udhëzimet për rivlerësimin e rrezikut të zjarreve në territoret e tyre, rifreskimin e planeve të emergjencave si dhe marrjen e masave përgatitore për të përballuar një verë eventualisht të nxehtë. Gjithashtu ai u tërhoqi vëmendjen drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore dhe strukturave përkatëse të intensifikojnë punën përgatitore dhe të bashkëpunojnë me Prefektët e qarqeve, drejtoritë e policisë, strukturat e emergjencave, të zjarrfikëseve dhe të shërbimit pyjor. Nisur nga përvoja dhe analiza e shkaqeve dhe dëmeve të shkaktuara nga zjarret në pyje dhe kullota në vitet e kaluara, ministri Basha theksoi si shumë të rëndësishme angazhimin e Institutit të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për të paraqitur në kohë të dhënat dhe parashikimet klimaterike për të gjithë vendin dhe sipas zonave të caktuara. Orientimi i sektorit privat dhe publik në drejtim të financimit për mbrojtjen nga zjarret dhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimeve të njësive vendore kufitare me ato të vendeve fqinje në përputhje me programet e bashkëpunimit me njësitë vendore të shteteve kufitare, ishte një tjetër çështje ku u ndal kreu i ministrisë së Brendëshme. Ministri i Brendshëm bëri të ditur se janë në përfundim marrëveshjet operative me Turqinë, Maqedoninë, Kosovën për të përballuar sfidat e përbashkëta klimaterike, për të cilat është punuar për sigurimin e kontratave dhe të bashkëpunimit me vendet fqinje për mjete ajrore për shuarjen e zjarreve, të cilat mund të kërkohen sipas nevojës./s.s./
KOMENTE