Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkëpunim Dhe Shkëmbim I Informacionit Për Sigurinë E Qytetarëve Europianë
English

Bashkëpunim Dhe Shkëmbim I Informacionit Për Sigurinë E Qytetarëve Europianë

TIRANË, 31 Maj/ ATSH /. - Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit, duke rritur sigurinë në komunitet dhe cilësinë e jetës së qytetarëve europianë, ishte në qendër të Konferencës së 32- të të Kryeqyteteve të Policive Europiane, që u zhvillua nga data 23 - 27 maj e këtij viti në Vilnius, Lituani. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur sot për ATSH-në se, në konferencën me temë "Policimi në Komunitet", bazuar në Programin Stockholm të vendeve dhe kryeqyteteve europiane, ku merrte edhe Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, u theksua se janë hedhur bazat për një bashkëpunim ndërinstitucional dhe Policimin e bazuar në Komunitet, duke bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacione me policitë e vendeve respektive si dhe një dimensioni të ri për të trajtuar problemet që ka komuniteti. Gjatë punimeve të konferencës, u theksua se "komuniteti sheh tek shërbimet policore përgjegjshmëri, komunikim dhe bashkëpunim në zbatim të ligjit, transparencën në trajtimin e problemeve, si dhe bashkëpunim konkret për aktivitete të forcimit të besimit reciprok, ndërkohë që parandalimi i krimit nuk mund të shihet më vetëm si çështje e politikave kriminale, por edhe si një problem ekonomik, i mirëqënies sociale, arsimimit, strehimit, të çështjeve kulturore etj". Në përfundim të konferencës, të pranishmit miratuan dhe firmosën një deklaratë të përbashkët mbi Policimin në Komunitet. /a.ke/
KOMENTE