Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha Fton Sërish Opozitën Të Bashkëpunojë Në Procesin E Integrimit
English

Berisha Fton Sërish Opozitën Të Bashkëpunojë Në Procesin E Integrimit

TIRANË, 31 Maj/ATSH-Anila Struga/.- Kryeministri Sali Berishë përsëriti sot ftesën për bashkëpunim me opozitën në procesin e integrimit të vendit. "Ftoj opozitën të bashkëpunojë për projektin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, si projekti i të gjitha projekteve dhe që mbështetet nga 94% e shqiptarëve", u shpreh kryeministri në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Duke iu referuar grevës së urisë se opozites, z. Berisha tha se "për ne ishte inspiruese që ky aksion politik i saj nuk u mbështet nga askush, pasi nuk kishte shkak. Kjo, jo se shqiptarët janë bërë të gjithë të djathtë apo të qendrës së djathtë, ata kanë diversitetin dhe pluralitetin e tyre, por nuk mund të arrijë kurrë kush t'i bindë shqiptarët se fluturon ai që nuk fluturon". "Nëse nuk e përkrahu kush në vend e në botë këtë akt të z. Rama, një njeri e përkrahu publikisht atë dhe ky ishte Ramiz Alia, diktatori i fundit, por nga ana tjetër, ndër më të liqtë e dikaturës. Jo se ata ishin burra të mirë, por se ky ishte një vrasës tinzar i tyre, i cili që nga rinia e tij ka ngrënë njëri pas tjetrit me spiunllëqe e padira, inteligjencën shqiptare. Dhe ndonjë tek-tuk, siç është rasti i Llambi Ziçishtit, që e çoi para skuadrës së pushkatimit për fajin e vetëm se tha "Mehmet Shehu nuk është vetëvrarë", u shpreh kryeministri. "Për të mos hyrë pastaj në kapitullin më të zi , vijoi z. Berisha, derisa nuk zbërthehet për masakrën e Tivarit dhe parlamenti duhet të qëndrojë për këtë masakër. Ne jemi vend që kemi në fuqi ligjin 'kundër genocidit'. Ai është përgjigjur për disa krime dhe duhet të përgjigjet edhe për masakrën e Tivarit, qe është krimi më monstruoz i kryer në gadishullin e Ballkanit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe një 'Katin i dytë'. Gjithshka është bërë me dijeninë dhe miratimin e tij", përfundoi komentin e tij për ish-Presidentin e vendit në vitet 1991-'92, kreu i qeverisë. /a.ke/
KOMENTE