Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ramiz Alia të përgjigjet për Masakrën e Tivarit
English

Berisha: Ramiz Alia të përgjigjet për Masakrën e Tivarit

Tiranë, 31 maj, NOA Foto Update – Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se ish-Presidenti komunist Ramiz Alia duhet të përgjigjet për Masakrën e Tivarit, të ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore ku u shënuan rreth 4 300 të vdekur.

Duke folur për grevën e urisë së PS-së, Berisha u shpreh sot se vetëm Ramiz Alia e përshëndeti atë publikisht. Më pas kreu i PD u shpreh me tone të ashpra se ish-Presidenti Alia është një nga njerëzit që ka punuar fort kundër elitës së kombit dhe ka bërë dënime ndaj tyre.

Duke nënvizuar akuzën për Masakrën e Tivarit, Berisha u shpreh se Parlamenti duhet të merret me këtë çështje, pasi kjo masakër siç tha ai, është e njëjtë me atë të pyllit të Katynit në Poloni ku u vra gjithë elita e ushtrisë polake nga Bashkimi Sovjetik.

Sipas historisë zyrtare, Masakra e Tivarit është një masakër që iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugën për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër, sipas burimeve historike, është rreth 4300 njerëz të pafajshëm.

Kur nazistët ishin në tërheqje e sipër nga territori i ish-Jugosllavisë, frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës dhe në atë të Adriatikut në veriperëndim të Jugosllavisë.

Shqiptarët u rekrutuan për t'u dërguar në luftime në këto fronte ndërsa brigadat serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës.

Gjithsejt 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës për ta zvogëluar rrezikun e çfarëdo rezistence ndaj autoritetit serbo-jugosllav që do të vendosej në Kosovë.

Pas rekrutimit masiv, trupat shqiptare morën urdhrin për t'u çarmatosur. Një pjesë u vranë dhe një pjesë u helmuan.

m.xh/NOA
KOMENTE