Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Selmani: Politika në Maqedoni, të bashkëpunojë
English

Berisha-Selmani: Politika në Maqedoni, të bashkëpunojë

Tiranë, 31 maj, NOA – Kryeministri Berisha priti sot në një takim kryetarin e partisë “Demokracia e Re” në Maqedoni, Imer Selmani, i cili i ka shprehur kënaqësinë për lajmin shumë të mirë për shqiptarët mbi vendimin e KE-së për liberalizimin e vizave, duke vlerësuar më pas në tërësi zhvillimet pozitive në rrugën e reformave në Shqipëri.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha, u shpreh se ndjek me vëmendje dhe interes zhvillimet në Maqedoni dhe theksoi se qeveria shqiptare mbështet integritetin dhe stabilitetin e Maqedonisë, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, si dhe në interesin më të mirë të të gjithë rajonit.

“Bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare në Maqedoni dhe forcave politike maqedonase, - nënvizoi kryeministri Berisha, - është shumë i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si një marrëveshje shumë pozitive dhe një dokument shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët të Maqedonisë, i cili sanksionon të drejtat e shqiptarëve”.

Në fund, kryeministri Berisha tha se mbetej i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike shqiptare në Maqedoni, të cilat në interesin më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët të dialogut politik në vend.

n.e/NOA

KOMENTE