Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Jiabao: Bota Duhet Të Ruajë Vigjilencën Për Të Mos U Rikther Në Krizë
English

Ekon - Jiabao: Bota Duhet Të Ruajë Vigjilencën Për Të Mos U Rikther Në Krizë

TOKIO, 31 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri kinez, Wen Jiabao deklaroi sot se bota duhet të qëndrojë në gatishmëri dhe të ruajë vigjilencën, me qëllim që të mos i rikthehet sërish krizës, ndërkohë që problemet buxhetore evropiane mund të bëjnë që të lindin vështirësi të tjera. "Shumë janë shprehur se ekonomia botërore i është rikthyer rritjes dhe se mund t'i shfuqizojmë masat mbështetëse, por besoj se ky vlerësim i nxituar", deklaroi Wen, gjatë një fjalimi në një takim me investitorë të rëndësishëm japonezë, në Tokio, ku ai zhvilloi një vizitë zyrtare dhjetëditore. Ai shpjegoi se rritje ekonomike botërore ka rifilluar, por "me një ritëm shumë të ngadaltë" dhe se "do të kishte ende shumë paqartësi që do të vazhdonin". "Kriza e borxheve në disa vende evropiane mund të rrezikojë rimëkëmbjen ekonomike të të gjithë rajonit të Evropës dhe normat e papunësisë në SHBA nuk po ulen", theksoi kryeministri. Ekonomia e tretë në botë aktualisht në nivele që po kapërcen edhe Japoninë, Kina mund të përballet me probleme të eksporteve të saj drejt Evropës për shkak të problemeve buxhetore në disa vende të zonës euro./ /i.p/
KOMENTE