Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier: Komunat Bregdetare Përgatiten Për Sezonin E Ri Turistik
English

Fier: Komunat Bregdetare Përgatiten Për Sezonin E Ri Turistik

FIER, 31 Maj /ATSH-Rr.Isufaj/ - Pak ditë para çeljes zyrtare të sezonit turistik, njësitë vendore që kanë nën administrim zonat e plazhit në rrethin e Fierit, po vazhdojnë punën për krijimin e një ifrastrukture normale. Në dy plazhet më të mëdha, Seman dhe Darrëzezës, por edhe në plazhet e Libofshës dhe Pishporos, janë organizuar brigadat e pastrimit të plazhit. "Ne si komunë kemi ngritur një brigadë që po pastron jo vetëm zonën e rërës, por edhe brezin e pyllit me pisha, që shërbejnë si vëndpushim për plazhistët," tha kryetari i komunës Topojë, Sotir Zarka. Sipas Zarkës, dimri i sivjetshëm e ndoti më shumë se vitet e tjera plazhin. "Rreshjet e stërgjatura dhe moti i keq ishin shkatërrimtare për mjedisin e plazhit të Semanit," tha Zarka, duke patur parasysh stuhitë që lanë pas inerte, mbeturina, pisha të shkulura etj. Ndërsa bunkerët, sipas tij, janë një shmëti e përhershme. Sipas Zarkës, aksionit për pastrimin e plazhit i janë bashkangjitur edhe fëmijët dhe të rinjtë e shkollave, si dhe qendra rinore Epoka e Re. "Jemi në përfundim të fazës zbatuese të programit për plazhin. Këtë vit është ulur shkalla e ndotjes së hidrokarbureve. Është përmirësuar infrastruktura rrugore. Mjedisi do të ofrojë më shumë higjenë e pastërti. Shërbimet do të jenë më cilësore dhe jemi në pritje të çlirimit të plazhit bunkerët," tha Zarka. Për kryekomunarin e Ndërmënasit, Fadil Selaci situata është edhe më e mirë. Sipas Selacit, rruga për në plazhin e Darëzezës është investimi më i rëndësishëm. "Qysh në fillim të pranverës ne hartuam një plan të posaçëm për përmisimin e kushteve në plazhin e Darëzezës. Jemi në fazën përfundimtare të zbatimit të këtij plani dhe pothuajse gjithçka është gati për çeljen zyrtare të sezonit," tha Selaci. Rrethi i Fierit ka rreth 42 km vijë bregdetare, që është e shfrytëzueshme për plazh./ch/
KOMENTE