Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iraku Dekalron Arrestimin E Kreut Të Al-Kaidës Në Bagdad
English

Iraku Dekalron Arrestimin E Kreut Të Al-Kaidës Në Bagdad

BAGDAD, 31 maj /ATSH-AFP/ - Autoritet irakiane njoftuan sot arrestimin e kreut ushtarak të al-Kaidës në Bagdad, i cili akuzohet për planifikimin e sulmeve kundër hoteleve dhe disa ambasadave gjatë muajit janar dhe prill. "Forcat irakiane dhe shërbimet sekrete arritën të arrestonin dy drejtues të ''Shtetit Islamik'' në Irak, dega irakiane e al-Kaidës'', deklaroi sot një zëdhënës i komandës ushtarake të Bagdadit, gjenerali Qassem Atta gjatë një konference për shtyp. Atta deklaroi se njëri prej dy të arrestuarve ishte Abbas Najem Abdallah Mohammed al-Jawari, i njohur gjithashtu si Abou Abdallah, 26 vjeç. "Ai është zyrtar ushtarak i 'Shtetit Islamik' në Irak", deklaroi Atta, i cili theksoi se ai ishte arrestuat më 16 prill, dy ditë para një sulmi kundër dy prej krerëve të lartë të al-Kaidës në Irak. Shefi i al-Kaidës në Irak, Abou Omar al-Bagdadi, dhe kreu ushtarak Abou Ayyoub al-Masri mbetën të vdekur më 18 prill nga një operacion i përbashkët irako-amerikan./ /i.p/
KOMENTE