Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali - Flotilja - Presidenti: Dialogu Duhet Të Mbizotërojë Ndaj Dhunës
English

Itali - Flotilja - Presidenti: Dialogu Duhet Të Mbizotërojë Ndaj Dhunës

ROMË, 31 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti italian, Giorgio Naplitano, kërkoi sot që dialogu të mbizotërojë ndaj dhunës për të mos vënë në rrezik "procesin delikat të paqes në Lindjen e Mesme, pas goditjes së përgjakshme të një flotiljeje propalestineze nga Izraeli. Kryetari i shtetit u shpreh në një komunikatë "që t'i jepet prioritet dialogut ndaj dhunës dhe që të shmanget kështu një spirale edhe më e rëndë tensionesh dhe përplasjesh që do të kishte pasoja të dëmshme për procesin delikat dhe të vështirë të paqes në Lindjen e Mesme". Në komunikatë, Napolitano shprehu keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së njerëzve dhe u bëri homazh viktimave. Më parë, gjatë ditës, shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini, shprehu keqardhjen e hapur për vdekjen e civilëve. Sipas kryeministrit izraelit, ndërhyrja izraelite në ujërat ndërkombëtare kundër një flotiljeje që dërgonte qindra militantë propalestinezë dhe ndihmë për Gazën, shkaktoi sot të paktën nëntë të vdekur. /I.Pu.
KOMENTE