English

Kapet arsenal armësh, arrestohet 38 vjeçari

Krujë, 31 maj, NOA - Automatik, pistoleta, fishekë e deri granata dhe tritol kanë qenë armët që një 38 vejçar nga Kruja mbante në banesën e tij.

Arsenali i armëve është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e shtetasit Agron Topalli nga fshati Tapizë i Krujës.

Policia është sinjalizuar më parë, për sasinë e armëve të “mbledhura” nga Topalli, gjatë vitit 1997 dhe pas një kontrolli të ushtruar në banesë ka bërë dhe konfiskimin e tyre.

Në procesverbalin e policisë është shënuar se në shtëpinë e personit të arrestuar janë gjetur; 2 automatikë model 56, 1 automatik model 54, 6 krëhëra automatiku, 6 pako me kapsolla detonatore, 1 silenciator, 10 granata dore ofensive, 1 mekanizëm tip stilolaps-pistoletë, 15 fitila zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 4 kallëpe tritoli, 2 thika në formë bajonete, 1 thikë në formë shpate dhe 125 copë fishekë arme gjahu.

Policia sqaron se materialet janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

m.xh/NOA

KOMENTE