Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karkalecat e gjallë, ose pak të skuqur fshehin parazitë të rrezikshëm për shëndetin
English

Karkalecat e gjallë, ose pak të skuqur fshehin parazitë të rrezikshëm për shëndetin

SHBA, 31 maj, NOA - Karkalecat e gjallë ose pak të skuqur mund të fshehin parazitë të rrezikshëm, të tilla si Kellicotti Paragonimus, i cili mund të dëmtojë seriozisht shëndetin.

Zbulimi vjen nga një studim në Washington University School of Medicine (i St Louis, SHBA) i drejtuar nga Dr. Gary Weil dhe botuar në "Clinical Infectious Diseases".

Siç thonë ekspertët, paraziti Paragonimus ka formë ovale dhe gjatësi 1 cm. Pasi transportohet nga karkaleci në zorrën e njeriut, ai fillon të zhvendoset direkt në mushkëri. Sapo arrin aty, mund të ndikojë edhe në tru, duke shkaktuar dhimbje koke dhe probleme të shikimit.

Për më tepër, këto krijesa shkaktojnë infeksionin Paragonimiasis, të shërueshëm, por potencialisht fatal, nëse lihet pas dore.

Dr. Weil shpjegon: "infeksioni, i quajtur Paragonimiasis është shumë i rrallë. Por ne jemi mjaft të sigurt se ka njerëz me këtë infeksion që nuk janë diagnostikuar.

Duke qenë sëmundje në fakt, mjekët ngatërrohen duke mos vlerësuar saktë simptomat (ethe, kollë, dhimbje gjoksi, gulçim dhe lodhje ekstreme)”.

Prandaj, ekipi i mjekëve të Universitetit të Uashingtonit mendon se arma më e mirë është parandalimi.

Me fjalë të tjera, duhen shmangur karkalecat e gjallë apo pak të skuqur, sidomos ato që vijnë nga Amerika e Veriut apo Azia (rajone ku është e mjaft i përhapur ky lloj paraziti).

a.k/NOA

KOMENTE