Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioneri i BE: Shqipëria, progres në fushën e transportit
English

Komisioneri i BE: Shqipëria, progres në fushën e transportit

Leipzig (Gjermani), 31 maj, NOA - Komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin, Sim Kallas, ka vlerësuar pozitivisht progresin që Shqipëria në reformat në fushën e transportit.

Vlerësime e komisionerit Kallas u bënë gjatë takimit që zhvilloi me ministrin Olldashi në Leipzig, të Gjermanisë, ku ishin të ftuar në Forumin Ndërkombëtar të Transportit. Gjatë takimit, ministri Olldashi kërkoi mbështetjen e Kallas për ngritjen e selisë së Traktatit të Komunitetit të Transportit për Europën Juglindore, në Tiranë.

Në takimin e përfaqësuesit të KE me ministrin Olldashi, ka qenë dhe marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Italinë, të shtrihej në nivel komunitar, me qëllim eliminimin e bisedimeve bilaterale me secilin shtet për këtë çështje.

Kallas u angazhua që të shqyrtonte hapësirat ligjore që ky proces të realizohet.

Gjithashtu komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin Kallas përshëndeti politikën e ndjekur nga qeveria shqiptare në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, si një nga komponentët kryesor në procesin e intergrimit dhe zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë, si dhe vlerësoj rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon.

Në Forumin Ndërkombëtar të Transportit, të mbajtur në Leipzig, të Gjermanisë, ishin të ftuar ministrat e transportit, biznesmen, investitor dhe shkencëtar nga e gjithë bota.

Forumi Ndërkombëtar i Transportit është një aktivitet i përvitshëm, tema e trajtuar këtë vit ishte inovaconi dhe gjetja e burimeve alternative të transportit, si pasojë e zvogëlimit të resurseve natyrore.

Shumë nga të pranishmit paraqitën alternativa të reja në ketë fushë ndër të cilat përmendim avionët më panele diellore etj.

m.xh/NOA

KOMENTE