Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Flotilja - Be Kërkon Hetim Të Plotë Nga Autoritetet Izraelite
English

Lindje E Mesme - Flotilja - Be Kërkon Hetim Të Plotë Nga Autoritetet Izraelite

BRUKSEL, 31 maj /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian i kërkoi sot autoriteteve izraelite një hetim të plotë mbi rethanat e sulmit të tyre kundër flotiljes propalestineze me ndihma dhe rikonfirmoi kërkesën për hapje të pakushtëzuar të Rripit të Gazës për ndihma humanitare dhe tregti. ''Shefja e diplomacisë së BE, Catherine Ashton i kërkoi Izraelit një hetim të plotë mbi rethanat e këtij sulmi'', theksoi një nga zëdhënëset e saj. ''Më shumë se 10 pasagjerë u vranë kur komando izraelite ka hapur zjarr kundër flotiljes ndërkombëtare propalestineze që ishte nisur drejt Rripit të Gazës'', njoftoi ushtria izraelite. Ashton theksoi se për ''Bashkimin Evropian mbyllja e Rripit të Gazës është e papranueshme dhe politikisht kundër produktive". Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme kërkoi t'i jepet fund bllokimit duke bërë thirrje për autorizim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të ndihmave humanitare, të tregtisë së mallrave dhe lëvizjen e personave në Gaza./ /ec/ a.jor
KOMENTE