Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Flotilja - Përmbledhje E Manifestimeve Në Shumë Kryeqytete Të Botës
English

Lindje E Mesme - Flotilja - Përmbledhje E Manifestimeve Në Shumë Kryeqytete Të Botës

ROMË, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Manifestime të shumta u organizuan sot në shumë vende të ndryshme të botës, pak orë pas sulmit të përgjakshëm izraelit kundër flotiljes "Freedom" që po transportonte ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Të parët që dolën në shesh ishin turqit, të cilët në Stamboll, kur ishte ende natë, u mblodhën me mijëra duke thirrur "Vdekje Izraelit", "Hakmarrje", dhe të cilët tentuan të hynin në ambientet e konsulltatës izraelite. Në vendet arabe mobilizimi ishte i shpejtë, spontan dhe i përgjithshëm. Në veçanti në Jordani, Egjipt dhe Liban njerëzit vërshuan nëpër rrugë. Në Aman të Jordanisë rreth 2000 persona dolën në rrugë duke kërkuar mbylljen e ambasadës izraelite dhe dëbimin e ambasadorit, e njëta kërkesë edhe në Liban, si në kryeqytet, po ashtu edhe në 12 kampet e refugjatëve palestinezë, ku ishin të shumtë ata që u shprehën të gatshëm për t'u kthyer dhe për të luftuar kundër Izraelit. Në Egjipt, rreth 70 persona, ndër të cilët disa deputetë, hodhën slogane para ministrisë së Jashtme të Kajros. Dhe ndërsa mijëra palestinezë reaguan në Rripin e Gazës, në Bagdad u organizua një protestë me rreth njëqind persona. Po ashtu rreth 100 persona u mblodhën edhe në Teheran para zyrave të OKB-së duke thirrur "Vdekje Izraelit". Pak orë më vonë gati në të gjitha kryeqytetet evropian u zhvilluan manifestime kundër izraelitëve. Në disa raste pati edhe trazira. Në Londër disa qindra persona bllokuan rrugën kryesore të Ministrive dhe Doëning Street; në Paris rreth 500 veta iu përgjigjën apelit të filopalestinezëve dhe policia përdori gaz lotsjellës për t'i shpërndarë; policia u angazhua kundër "ekstremistëve" edhe në Athinë; në Gjenevë rreth 200 persona rrethuan zyrat e OKB-së duke kërkuar një hetim për sulmin e izraelitëve; në Kopenhagë qindra persona valvitën flamurin palestinez dhe atë turk në zonat periferike të kryeqytetit danez duke kërkuar bojkotikim e Izraelit; në Sarajevë qendra historike e qytetit u mbush për disa minuta nga një grup manifestuesish. /e.v/
KOMENTE