Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lojërat Olimpike Speciale sërish në Shqipëri
English

Lojërat Olimpike Speciale sërish në Shqipëri

Mbështetja, për të tretin vit vjen prej Fondacionit Vodafone Albania

Tiranë, 31 Maj 2010 NOA - Lojërat Olimpike Speciale vijnë për të tretën herë në Shqipëri të mbështetura sërish nga Fondacioni Vodafone Albania. Lojërat Olimpike Speciale, këtë vit do të zhvillohen në datat 1, 2 dhe 3 qershor 2010 dhe në to do të marrin pjesë 250 atletë të ndarë në 14 skuadra nga 11 rrethe të vendit, të cilët do t’i bashkohen mbi 2.200.000 atletëve të tjerë që janë pjesë e kësaj iniciative olimpike globale.

Nesër, në ditën e parë të Lojërave Olimpike Speciale, Presidenti i Republikës Bamir Topi do të përshëndesë të gjithë pjesëmarrësit dhe do të shpallë fillimin e lojërave përmes ndezjes simbolike të Flakës Olimpike, e cila do të nisë rrugëtimin e saj prej Presidencës, për të vijuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Sheshit Skënderbej, Rrugës së Durrësit dhe në fund të “shtegtimit” të saj, Flaka Olimpike do të mbërrijë pranë Qendrës Sociale “Don Bosco” ku do të fillojnë garat.

Lojërat Olimpike Speciale këtë vit përfshijnë 6 disiplina sportive: basketboll, futboll, atletikë, ping-pong, bowling dhe not.

Në pasditen e parë të aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të argëtohen me lojërat dhe programin festiv, falë mbështetjes së një numri të madh vullnetarësh nga Korpusi i Paqes në Shqipëri (Peace Corps Albania), animatorëve socialë të Qendrës Sociale “Don Bosco”, pjesëmarrësve të programit të Vullnetarëve të Kryqit të Kuq Shqiptar, si dhe prej shumë vullnetarëve punonjës të shoqërisë “Vodafone Albania” Sh.A.

Qëllimi themelor i Lojërave Olimpike Speciale është thyerja e pengesave ndërmjet individëve me dhe pa aftësi speciale përmes integrimit të tyre në aktivitete të përbashkëta sportive.

Gjatë tre viteve të fundit Fondacioni Vodafone Albania ka punuar me kujdes të veçantë për personat me aftësi speciale, duke bashkëpunuar ngushtësisht me organizata dhe institucione të tjera si Olimpiku Special Shqiptar, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Qendra Sociale “Don Bosco” si dhe me një rrjet të gjerë vullnetarësh, bashkëpunëtorësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile.

E veçanta e këtij viti për atletët me aftësi speciale është se në sajë të mbështetjes financiare të Fondacionit Vodafone Albania një delegacion i tyre do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Olimpike Speciale Ndërkombëtare që do të zhvillohen në muajin shtator në Varshavë, Poloni.

Fondacioni Vodafone Albania thotë se i fton të gjithë të bashkohen dhe të mbështesin lëvizjen e Olimpikut Special Shqiptar nën moton “Sporti nuk njeh barriera. Bëhu edhe ti pjesëmarrës. Bashkë do të jemi më mirë e më shumë.”

r.n/NOA

KOMENTE