Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu: Zjarret në pyje, të mblidhen urgjent shtabet dhe sensibilizohen qytetarët
English

Mediu: Zjarret në pyje, të mblidhen urgjent shtabet dhe sensibilizohen qytetarët

Tiranë, 31 Maj, NOA - Ruajtja e pyjeve dhe kullotave nga zjarri përbën një prioritet jo vetëm për qeverinë, por edhe pushtetin vendor dhe nga vetë qytetarët, në prag të sezonit të nxehtë të vitit.

Një fakt i tillë u parashtrua nga ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën kombëtare për Mjedisin, duke theksuar rëndësinë që ka organizimi i një fushate sensibilizuese ndaj qytetarëve për të shtuar masat e vigjilencës në ruajtje të pyjeve dhe kullotave.

“Rreth 50 % të pyjeve dhe kullotave tani kanë kaluar nën administrim të pushtetit vendor dhe atyre u takon një përgjegjësi e madhe për ruajtjen e pyjeve nga zjarri”, apeloi ministri i Mjedisit.

Ndër të tjera, ai vuri në dukje se “fakti që për shuarjen e zjarreve u përdorën edhe deri helikopterë gjatë verës së kaluar, tregon se sa vëmendje u kushton qeveria ruajtjes së pasurive pyjore”.

Më pas tha se “drejtoritë e Shërbimit Pyjor kanë detyrimin për t’iu përgjigjur kërkesave të prefektëve dhe autoriteteve lokale për të studiuar dhe menaxhuar situatën”.

Duke përfunduar, se prefektët duhet të mbledhin urgjentisht shtabet e ruajtjes nga zjarri dhe për të bërë një analizë që tani në prag të sezonit të nxehtë.

n.e/NOA

KOMENTE