Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MPJ: Sulmi izraelit ndaj flotës me ndihma për Rripin e Gazës, i pajustifikueshëm
English

MPJ: Sulmi izraelit ndaj flotës me ndihma për Rripin e Gazës, i pajustifikueshëm

Tiranë, 31 maj, NOA - Situata e rënduar në Lindjen e Mesme ku flota ndërkombëtare me ndihma për banorët e Rripit të Gazës është sulmuar nga forcat ushtarake izraelite, duket se ka bërë të reagojnë edhe qarqet diplomatike shqiptare.

Të përfaqësuara prej Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, ato kanë reaguar duke pohuar se në Shqipëri po ndiqen me shqetësim zhvillimet e fundit të ndodhura në rajonin e nxehtë të Lindjes së Mesme.

“Ministria e Punëve të Jashtme është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme ku gjashtë anije me aktivistë ndërkombëtarë të paqes që transportonin ndihma humanitare në drejtim të Rripit të Gazës u sulmuan nga forcat ushtarake izraelite dhe si pasojë gjetën vdekjen një numër civilësh e u plagosën disa të tjerë”, thuhet në deklaratën përkatëse të lëshuar nga MPJ lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më tej, se institucioni i diplomacisë shqiptare, e konsideron këtë sulm si të pajustifikueshëm dhe u bën thirrje autoriteteve izraelite të hetojnë menjëherë në lidhje me këtë ngjarje e cila ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Anijet luftarake izraelite kanë sulmuar sot flotën me anije ndërkombëtare, e cila ishte e pajisur me furnizime për palestinezët në Rripin e Gazës, duke lënë të vdekur mbi 15 persona.

Konfirmohet se gjashtë anijet e flotës me qindra aktivistë ishin nisur të dielën nga Qiproja dhe kishin vazhduar rrugën për në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli kishte kërcënuar vazhdimisht se anijet do të ndalohen në rast nevoje me dhunë.

Në bord ishin rreth 10.000 tonë mallra, në mesin e të cilave materiale për shtëpi si dhe 500 karrige me rrota për invalidë si dhe pajisje të tjera mjekësore.

n.e/NOA

KOMENTE