English

Murinjo: Të tjerëve do t’u kallet data nga Reali

Spanjë, 1 Qershor 2010 NOA - Në pankinën e skuadrës së Realit të Madridit, ka nisur zyrtarisht aventura e trajnerit portugez Hose Murinjo, i cili ditën e sotme përballë 200 gazetarëve dha deklaratën e tij të parë si një prestar i skuadrës spanjolle.

Ka zgjatur rreth një orë, konferenca e parë, e dhënë nga portugezi për shtypin spanjoll.

“Këtë sezon kam arritur të fitoj të tre kompeticionet e mundshme me skuadrën e Interit dhe do të përpiqem të realizoj të njëjtën gjë dhe tek Reali i Madridit. Në lidhje me sezonin e ardhshëm mund të them se do të jenë skuadrat e tjera të cilat do të kenë frikë për tu përballur me ne në Ligën e Kampionëve”, - këto ishin fjalët e teknikut portugez i cili me sa duket është tepër i gatshëm për tu përballur me këtë sfidë të re.

r.b/NOA

KOMENTE