Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshimet Në P/Ligjin Për Akcizat: Opozita Kërkon Rikthimin Në Komisionin E Ekonomisë
English

Ndryshimet Në P/Ligjin Për Akcizat: Opozita Kërkon Rikthimin Në Komisionin E Ekonomisë

TIRANE, 31 Maj/ATSH-A.Gjonaj/. - Opozita kërkoi sot rikthimin e p/ligjit "Për akcizat" sërish për debat në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, pasi sipas tyre, ky është një p/ligj me impakt të madh te biznesi vendas. Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, tha të hënën për ATSH-në se ne kërkuam që marrëveshja e arritur javën e kaluar lidhur me kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, për të spostuar miratimin në Parlament të p/ligjit "Për akcizat" për seancën plenare të kësaj së enjte, të rishikohet. "Është e domosdoshme që ky ligj të diskutohet në Komison në prani edhe të deputetëve të opozitës", deklaroi Malaj. Sipas tij, maxhoranca mund të mos jetë dakort me propozimet tona, por Komisioni duhet të jetë pro diskutimeve në mënyrë që në seancë debati të jetë i plotë. "Nuk u ndjemë mira nga vullneti i Kryetarit të Komisionit, Edmond Spaho, për të mos kthyer këtë p/ligj sërish për debat , gjë e cila do t'a bëjë të vështirë dhe të gjatë debatin në seancë", vijoi Malaj. I pyetur nëse opozita ka realisht propozime për këtë p/ligj, Malaj tha se ne si opozitë do të kontaktojmë që sot edhe me grupet e interesit dhe brenda dy ditësh do të kemi edhe amendamentet tona rreth politikave fiskale. "Në të gjitha vendet sot në botë, edhe ato që kanë deklaruar se nuk ka krizë ekonomike, po ndryshohen në mënyrë të shpeshtë politikat fiskale, gjë që po ndikon negativisht të biznesi", deklaroi Malaj. Ndërkohë Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Edmond Spaho, i kërkoi opozitës parashtrimin e amendamenteve në seancën plenare të së enjtes kur është parashikuar të diskutohet p/ligji "Për akcizat". Ndryshimet në p/ligjin "Për akcizat", miratuar në komisionin e Ekonomisë në datën 19 maj, parashikojnë rritje të akcizës për disa nënprodukte të naftës si solarin dhe mazutin. Po kështu, futen në skemën e akcizës produkte si gomat e reja, ato që përdoren për industrinë e riciklimit dhe ato të përdorurat. Në skemën e akcizës propozohet të futen edhe fishekzjarret. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu uljen e nivelit të akcizës për kafenë jo të pjekur nga 70 lek për kg në 30 lekë/kg, si dhe heqjen nga skema e mallrave të akcizës për mallrat e parfumeri/kozmetikës. Sipas këtij p/ligji, produkt i ri me akcizë do të jenë edhe amballazhet e disa niveleve që janë ndotës për ambientin si ato të plastikës, qelqit dhe amballazhet e përziera. Një tjetër element i rëndësishëm në ndryshimet e p/ligjit "Për akcizën" ka të bëjë pikërisht me të drejtën që i jepet ministrit të Financave për të përcaktuar me udhëzime detyrimin për vendosjen e çmimit maksimal të shitjes me pakicë të mallrave me akcizë./s.s./
KOMENTE