Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

ISHTINË, 31 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Policia e Kosovës detyrohet të përdorë gazin lotsjellës në Mitrovicë - Shmanget konflikti ndëretnik tek ura e Ibrit - Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës në urën kryesore mbi lumin Ibër të dielën në mesditë, për të zmbrapsur një turmë të serbëve që ishin nisur në drejtim të një turme të shqiptarëve, e ndalur nga njësi të policisë në cepin jugor të urës. Pas shumë vjetësh, edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it për një kohë janë vendosur në mesin e urës kryesore mbi lumin Ibër për të shmangur një përplasje mes grupeve të protestuesve shqiptarë dhe atyre serbë. Tituj të tjerë: EULEX-i paralajmëron "verë të nxehtë"- Prokurorët e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, janë "stërngarkuar" me raste të dyshimit për korrupsion. Rreth 25 për qind e serbëve votojnë deri në orën 18 "Ndarja e Kosovës, shkatërrimtare për rajonin" Deficiti buxhetor do të dyfishohet brenda një viti Ministria e FSK-së arsyeton mosftesën për konferencë "Kosova Sot" Veriu, puna jonë kryesore - "Situata atje është ende e cenueshme dhe e komplikuar, ende ka tensione, procese politike dhe rrezik për stabilitet. Struktura e KFOR-it natyrisht se synon edhe këtë fushë, ku do të mbajmë forcën kryesore atje", thotë komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, në intervistën ekskluzive për "Kosova Sot" Tituj të tjerë: Protestë për mbrojtje të sovranitetit, kacafytje te ura - Mbahen zgjedhjet serbe në Mitrovicë Editoriali - Dështimi i përbashkët në veri Abramoviç: Ndarja, ide e rrezikshme Marrëveshja me FMN-në, i paqartë kompromisi "Express" Veriu dhe Jugu - Në Veri, pat zgjedhje serbe, të shtëna armësh dhe protesta. Në Jug, pat protestë dhe këngë për lidhje bese nga shqiptarët. Kështu dukej e diela në Mitrovicë, ku sërish u kthye gazi lotsjellës. Tituj të tjerë: Mysafiri i dashur - Tony Blair do ta vizitojë Kosovën gjatë muajit korrik. Ish-Kryeministrit Britanik do t'i rezervohet pritje e lartë shtetërore. Ai erdhi në vitin 1999 për ta parë vendin të lirë, ndërsa tash do ta shohë të pavarur. Blair ka thënë se Kosova është një nga sukseset më të mëdha të karrierës së tij. Fundi i tendereve njëburimore Gati për zëvendësime në Qeveri - Kanë përfunduar konsultat dhe propozimet për Zëvendësministrat e rinj. Gjyqi i një Politike Koment - Strategjia e butë për Veriun Sport: Trepça kampion, pas 17 vjetësh (Futbolli kosovar) "Bota Sot" Shqiptarët dëshmuan vendosmërinë për bashkimin e Mitrovicës - Provokojnë serbët, duan kufi mbi Ibër, gazi lotsjellës ndërpret protestën Tituj të tjerë: Abramowitz: Ndarja e Kosovës - shkatërrimtare për rajonin UNMIK-u fshehu gjurmët e gjenocidit serb në Kosovë Antikorrupsioni - reformë apo kthim prapa? KFOR-i nuk banon më këtu! Kosova ringriti flamurin kombëtar - Editoriali "Lajm" Qetësohet Mitrovica, pas protestës së shqiptarëve dhe provokimeve të serbëve - Evitohet përballja Tituj të tjerë: Diplomatët amerikanë komentojnë zhvillimet në Kosovë - Ndarja, shkatërron rajonin Kuvendi harxhon mijëra euro për udhëtime zyrtare - Deputetët arsyetojnë shpenzimet Shpella e Gadimes - Si shpellë mali! Sport - futboll - Trepça feston "Infopress" Fushëbetejë mbi Ibër - Sulmohen protestuesit shqiptarë nga turma e protestuesve serbë në Mitrovicë Tituj të tjerë: Ish-ambasadori amerikan, Morton Abramovitz, ka thënë se ndarja e Kosovës në asnjë formë nuk duhet lejuar të ndodhë, pasi ajo do të ketë efekte domino Fluturimi për Kosovën Mospjesëmarrja s'dëmton marrëdhëniet Targat e reja brenda dy muajve Migrimet në Pejë s'kanë të ndalur "Epoka e Re" 10 vjet , një protestë - Mijëra qytetarë shqiptarë kanë protestuar në Mitrovicë në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Në afërsi të urës janë tubuar edhe qindra qytetarë serbë. Policia e Kosovës ka intervenuar për ta evituar përleshjen ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Protesta e fundit masive në Mitrovicë është ajo e fillimvitit 2000 Tituj të tjerë: Në veri të Mitrovicës janë mbajtur zgjedhjet joligjore serbe. S'janë penguar as nga institucionet vendore as nga ato ndërkombëtare, përpos një proteste jo shumë të zhurmshme - Interesim i vogël dhe pa entuziazëm i serbëve për votim Strategjia defaktorizuese "Tribuna shqiptare" Tensione në Mitrovicë shkaku i zgjedhjeve serbe - Serbët nxisin dhunë Tituj të tjerë: Tiranë - Retorikë pa zgjidhje Prishtinë - Ndarja e Kosovës, shkatërruese Shkup - Gruevski nuk përgjigjet Pritje pozitive për Sarajevën - Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, nuk mund të flasë në emër të Kosovës, pasi ajo i ka institucionet dhe përfaqësuesit e vet. Në konferencën e Sarajevës që do të mbahet në fillim të qershorit, UNMIK-u do të ketë vetëm rol lehtësues./s.s./
KOMENTE