Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peter Brook, “Hapësira boshe” botimi i parë mbi teatrin
English

Peter Brook, “Hapësira boshe” botimi i parë mbi teatrin

Tiranë, 31 Maj, NOA /Milena Selimi - Peter Brook dhe libri i sapobotuar në shqip “Hapësira boshe”, shënime mbi teatrin është i pari i serisë “Kolana e të mësuarit”, një botim serioz dhe profesional ky i Teatrit të Metropolit, i cili do të ketë në vazhdim edhe të tjera botime shënime kritike mbi teatrin, skenën dhe aktorin.

Drejtori i Qendrës Kulturore Metropolitane, Kiço Londo premton për vazhdimësinë e kësaj kolane e cila do të sjellë në shqip edhe të tjerë autorë, që janë në përgatitje e sipër nga ky teatër, si Stanislavski, Artaud, Strasberg, Grotovski.

Teoria botërore e teatrit vjen për herë të parë e plotë në shqipe, në projektin "Kolana e të mësuarit".

Një ambicje dhe sfidë e cila u bë realitet falë përkthimit të parë në shqip të Peter Brook-ut nga Sesilia Plasari.

Në kushtet kur arti teatror ka gati gjysmë shekulli që i mungon një botim serioz në fushën e teatrit, ky botim serioz pretendon të jetë pranë studentëve të AAB, pranë aktorëve, regjisorëve dhe të gjithë dashamirësve të artit teatror.

Në këto kushte është menduar edhe lindja e një bërthame pranë Teatrit të Metropolit, e quajtur Qendër e Zbulimit dhe e Eksperimentimit Teatral, e cila do të japë kontributin e saj në fushën e munguar të shënimeve mbi teatrin.

Në vazhdim të kolanës do të jetë një libër mbi metodën e Actor's Studio të Strasbergut, një përkthim dinjitoz i Andon Panos, i cili po redaktohet nga Alert Çeloaliaj.

Mehmet Xhelili po punon me përkthimin e Grotovski-t.

Sesilia Plasari është duke punuar mbi përkthimin e veprës së Antonin Artaud-së.

Mendohet që deri në fund të vitit do të kemi formimin e aktorit të Stanislavskit, një botim i plotë, shpresohet që të gjendet pjesa e veprës "Jeta ime në art" të Stanislvaskit një përkthim i Petro Zhejit që ka mbetur i këputur në mes për shkak të censurës.

Deri në fund të sezonit, projekti i botimit, i cili ka një titull "Kolana e të mësuarit" do të ketë pesë botime dinjitoze, serioze, të plota.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE