Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia E Shtetit: 3 Milion Lekë Për Gjetjen E 6 Vjecares Së Zhdukur 9 Ditë Më Parë
English

Policia E Shtetit: 3 Milion Lekë Për Gjetjen E 6 Vjecares Së Zhdukur 9 Ditë Më Parë

TIRANE, 31 Maj/ATSH- Mira Shkurta/- Policia e Shtetit ka vënë në dipozicion një shumë prej 3 milion lekësh për çdo person që mund të japë informacione për gjetjen e 6 vjeçares, Bleona Mata nga fshati Zapot i rrethit të Kukësit, e zhdukur në rrethana misterioze 9 ditë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur nga Kukësi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, pas një takimi që ka bërë me përfaqësuesit e policisë së qarkut në verilindje të vendit, të cilat prej 9 ditësh janë duke zhvilluar kërkime intesive për gjetjen e së miturës. Më parë policia e qarkut të Kukësit kishte vënë në dispozicion 500 mijë lekë për gjetjen e 6 vjeçares. "Policia e Shtetit po bashkëpunon me policinë e Kosovës dhe atë Maqedonisë për gjetjen e së miturës", ka konfirmuar drejtori Burgaj. Fshati Zapod ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit të Kukësit dhe rreth 400 metra larg kufirit me Kosovën dhe nisur nga kjo policia e Kukësit ka kontaktuar dhe me policitë e dy vendeve fqinje, por deri tani kërkimet këtej e andej kufirit kanë qenë pa rezultat. Pista kryesore e zhdukjes së vajzës së mitur mbetet ajo e rrëmbimit për qëllime trafikimi. Një ditë më parë, policia e Kukësit arrestoi 29 vjeçarin Luftëter Jakupi, fqinji i familjes Mata, pasi gjatë seancave hetimore ai ka ndryshuar shpesh herë dëshminë lidhur me rrethanat e zhdukjes së 6 vjeçares. Jakupi, sipas policisë, dyshohet të ketë parë një autoveturë që është larguar me shpejtësi në afërsi të fshatit, menjëherë pas zhdukjes së vajzës 6 vjeçare. Ngjarja zë fill rreth orës 17.00 të datës 22 maj, kur babai i vajzës dha alarmin për zhdukjen e papritur të saj. Vajza e mitur, sipas të atit, ishte duke kullotur delet në livadhet pranë fshatit. Delet janë kthyer, por jo vajza e vogël, gjë që ka shqetësuar familjarët e saj, të cilët kanë informuar menjëherë policinë si dhe banorët e fshatit, të cilët kanë nisur kërkimet. Zhdukjen e papritur të 6 vjeçares nuk e kanë vënë re as fëmijët e tjerë që kanë qenë pranë saj duke kullotur bagëtinë, por vetëm kanë gjetur xhupin e saj në lëndinën rreth 500 metra sipër fshatit. /f.n/
KOMENTE