Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu: Idete Per Cenim Te Integritetit Territorial Te Kosoves Jane Teresisht Te Papranueshme
English

Sejdiu: Idete Per Cenim Te Integritetit Territorial Te Kosoves Jane Teresisht Te Papranueshme

E PRISHTINË, 31 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Idetë për cenim të integritetit territorial të Kosovës, me skicime hartash, janë shumë të rrezikshme dhe tërësisht të papranueshme, pasi do të kishin efekt domino dhe nuk do të përfundonin me Kosovën, por do të kishin pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin, tha sot Presidenti Fatmir Sejdiu. Ai theksoi qartë se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur tashmë nga 69 vende anekënd botës. "Idetë e tilla kanë për qëllim nxitjen e konflikteve të reja në rajon, ndaj, si të tilla, janë tërësisht të papranueshme", tha Presidenti Sejdiu, duke bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare e në veçanti BE-ja, t'ia bëjnë të qartë në vazhdimësi Serbisë se qasjet e tilla destabilizuese nuk do të përkrahen asnjëherë. Gjatë një takimi lamtumire që pati sot në Prishtinë me Lars Fredén, ambasador i Suedisë në Maqedoni, jorezident për Kosovën, Sejdiu ripohoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë. Por, theksoi ai, Republika e Kosovës nuk do të pranojë kurrë që të bisedohet për çështje të statusit apo të integritetit territorial të vendit, sepse kjo çështje ka marrë fund një herë e përgjithmonë, bëhet e ditur në komunikatën e zyrës për shtyp të Presidencës kosovare. Ndërkaq, ambasadori Lars Fredén ritheksoi se Suedia mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, si dhe kundërshton qartë çfarëdo përpjekje që ka për qëllim te cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Në takim, Presidenti Sejdiu theksoi se "Republika e Kosovës ka vizion të qartë për t'u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe si gjithmonë deri më tani, pret mbështetjen e plotë të Suedisë për jetësimin e këtyre këtij synimi madhor". Duke i shprehur falënderimet e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës, Presidenti Sejdiu tha se Republika e Kosovës, gjatë këtyre dy viteve të pavarësisë së saj, është dëshmuar si faktor i rëndësishëm i paqes, i stabilitetit dhe i prosperitetit në rajon. /a.ke/
KOMENTE