English

Shkodër: Promovohet Libri "Maratonomaku Nga Shkodra"

SHKODËR, 31 Maj/ATSH-G. Marku/ - Disa prej emrave më të spikatur të sportit shkodran, kryesisht të sporteve të rënda, janë portretizuar në një libër të quajtur "Maratonomaku nga Shkodra", i cili u promovua të hënën në Shkodër. Në librin e autorit Riza Lahi janë përmbledhur disa nga figurat më të shquara në mundje, boks, peshëngritje, etj, sporte me traditë në këtë qytet. "Shkodra ka nxjerrë sportistë me famë si askush tjetër që kanë përfaqësuar qytetin dhe vendin me shumë dinjitet në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare", shprehet autori Lahi./ch/
KOMENTE