English

Shnajder, është ideja e re e Çelsit

Angli, 31 Maj NOA - Kërkohen tre lojtarë dhe kjo për të arritur fitimin e Ligës së kampionëve. Bëhet fjalë për skuadrën e Çelsit, e cila ka bërë të qartë objektivat e saj për merkaton.

Sipas “News of the World”, momentalisht presidenti i Çelsit Roman Abramoviç, është i gatshëm të hedhë në merkato 60 milionë euro. Në listën e lojtarëve që kërkohen të sillen në Londër janë Kaka dhe Fernando Torres.

Së fundmi siç është pohuar në shtypin britanik një ndër dëshirat e reja të “Bluve të Londrës”, është dhe mesfushori i Interit Shnajder, për të cilin dhe tekniku Ançeloti ka shfaqur pëlqimin e tij.

r.b/NOA

KOMENTE