English

Sport-Botëror/ Grupi A, Franca Kërkon T'I Rrëmbejë Skenën Organizatorëve

TIRANË, 31 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Kampionati botëror "Afrika e Jugut 2010" është e përbërë nga 32 skuadra, të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe secili. Në grupin A bëjnë pjesë organizatorët e Afrikës së Jugut, Franca, Uruguaji dhe Meksika. Në vitin 2006 Franca befasoi shumë vëzhgues, kur ia doli të mbërrinte në finale me Zidanin, i cili e përfundoi karrierën me një goditje me kokë në gjoksin e Materacit, ndërsa Italia e fitoi turneun me penallti. Franca u kualifikua me shumë vështirësi në këtë botëror, me golin e shënuar pas një pasimi me dorë në ndeshjen e dytë pleojf kundër Irlandës. Kjo e fundit kërkoi përsëritjen e ndeshjes, por FIFA nuk e aprovoi kërkesën. Përpara kësaj ndeshje të diskutueshme edhe sot, Franca përfundoi e dyta në grupin e shtatë europian, pas Serbisë, teksa fushatën e nisi me një humbje shokuese 3-1 nga Austria. Gjithsesi, pasi mundi Serbinë dhe barazoi në transfertë me Rumaninë, Franca siguroi dy fitore të ngushta 1-0 me Lituaninë e Ishujt Faroe, përpara se të barazonte në shtëpi me Rumaninë dhe jashtë me Serbinë. Fitoret në shtëpi me Ishujt Faroe dhe Austrinë i siguruan vendin e dytë, por Franca nuk bëri një fushatë bindëse. Trajneri i Francës, Rajmond Domenek, ka lindur më 24 janar të vitit 1952 në Lion. Është me orgjinë spanjolle. Familja e tij mbërriti si refugjate në Francë gjatë diktaturës së Frankos. Është i pasionuar pas astrologjisë dhe ka një të kaluar si aktor. Ka bërë karrierë si futbollist dhe ka veshur bluzat e Lionit, Strasburgut, Bordosë (2 kampionate të fituara me Bordo, 8 ndeshje me Kombëtaren franceze). Në vitin 1998 mori drejtimin e Lionit. Përpara se të drejtonte "Gjelat" e mëdhenj, kishte drejtuar U-21 të Francës. Në "Gjermani 2006" e çoi skuadrën në finale. Në "Euro 2008", Franca e tij nuk fitoi asnjë ndeshje në grup. Pika më e lartë e historisë së Francës në Botërore është përfundimi i pritjes së gjatë për lavdi në Kupën e Botës me triumfin në shtëpi në vitin 1998, me një fitore 3-0 kundër Brazilit në finale e që i siguroi Zinedin Zidane të shndërrohet në një hero në raport me Mishel Platininë, falë dy golave të tij. Pika më e ulët është humbja me penallti në gjysmëfinalet e vitit 1982 kundër Gjermanisë Perndimore. Pasi pa një Patrik Batiston të shtrihet pa ndjenja për shkak të goditjes të tmerrshme nga Haral Shumaker të padënuar, Franca edhe pse udhëhoqi 3-1 në kohën shtesë, humbi me penallti pas dy pritjeve të Shumakerit. Legjenda e Francës është futbollisti Zinedin Zidane, njeriu që shënoi dy herë kundër Brazilit në vitin 1998 dhe ishte ylli i Botërorit. Tetë vjet më vonë në Gjermani, ai rigjeti formën e tij për të çuar Francën në finale, ku dhe shënoi me penallti, por goditi më kokë në gjoks Marko Materacin e Italisë, duke u ndëshkuar me karton të kuq. - Franca - Lista e futbollistëve në Afrika e Jugut 2010 1. Hugo Lloris (Lyon) 2. Bacary Sagna (Arsenal) 3. Eric Abidal (Barcelona) 4. Anthony Réveillère (Lyon) 5. Uilliam Gallas (Arsenal) 6. Marc Planus (Burdeos) 7. Franck Ribéry (Bayern Múnich) 8. Yoann Gourcuff (Burdeos) 9. Djibril Cissé (Panathinaikos) 10. Sidney Govou (Lyon) 11. André-Pierre Gignac (Toulouse) 12. Thierry Henry (Barcelona) 13. Patrice Evra (Manchester United) 14. Jérémy Toulalan (Lyon) 15. Florent Malouda (Chelsea) 16. Steve Mandanda (Marsella) 17. Sébastien Squillaci (Sevilla) 18. Alou Diarra (Burdeos) 19. Abou Diaby (Arsenal) 20. Mathieu Valbuena (Marsella) 21. Nicolas Anelka (Chelsea) 22. Gaël Clichy (Arsenal) 23. Cédric Carrasso (Burdeos) - Statistikat në finale: ndeshje 51; fitore 25, barazime 10, humbje 16. - Performanca më e mirë: Kampione në vitin 1998. - Më shumë ndeshje në finale: Fabien Bartez (1998, 2002, 2006) - 17 ndeshje - Më shumë ndeshje në finale: Zhyst Fonten (1968) - 13 gola. - Ndeshjet kualifikuese: ndeshje 12, fitore 7, barzime 4, humbje 1. Pikë 24. - Më shumë ndeshje: Tieri Henri, Bakari Sanja (11). - Më shumë gola: Tieri Henri, Andre-Pierre Zhinjak (4). Grupi A Afrika e Jugut Meksika Uruguai Franca Ndeshjet e grupit A 11.06.2010 16:00: Afrika e Jugut-Meksikë 20:30: Uruguai-Francë 16.06.2010 20:30: Afrika e Jugut-Uruguai 17.06.2010 13:30: Francë-Meksikë 22.06.2010 16:00: Meksikë-Uruguai 16:00: Francë-Afrika e Jugut /s.s./
KOMENTE