Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi A, Meksika, Objektivi Në Botëror Çerekfinalet
English

Sport-Botëror/ Grupi A, Meksika, "Objektivi Në Botëror Çerekfinalet"

" TIRANË, 31 Maj /ATSH- Gjergji Mima/. - Kampionati Botëor "Afrika e Jugut 2010" është e përbërë nga 32 skuadra të ndarë në 8 grupe me nga 4 ekipe secili. Në grupin A bëjnë pjesë organizatorët e Afrikës së Jugut, Franca, Uruguaji dhe Meksika. Meksika ka qenë një forcë dominuese në zonën e Amerikës Veriore dhe Qendrore dhe një Kampionat Botëror pa Meksikën ka qenë i rrallë. Megjithatë, Meksika vetëm në dy raste ka mbërritur deri në çerekfinale në vitin 1970 dhe 1980, e pikërisht të zhvilluar në vendin e saj. Pasi debutoi në Kampionatin e parë Botëror të vitit 1930, Meksika u bë një pjesëmarrëse thuajse e rregullt, por në përgjithësi ka dështuar. Në vitin 1986, Meskika avancoi deri në raundin e dytë, por u mund nga Bullgaria me penallti. Në çerekfinale u mposht nga Gjermania Perëndimore me penallti 4-1. në vitin 1990 edhe pse u kualifikua, u përjashtua për aktivizim të lojtarëve të parregullt në kualifikueset e Lojërave Olimpike të vitit 1988, por mori pjesë në vitin 1994 dhe 1998, duke e përfunduar kompeticionin në raundin e dytë. Edhe në vitin 2002 dhe 2006 e përfundoi turneun po në raundin e dytë, edhe pse Argjentinës iu nevojit koha shtesë për t'i nxjerrë ata jashtë. Trajneri i Meksikës, Havier Aguirre Onaindia, ka lindur në qytetin e Meksikos, më 1 dhjetor 1958. Një ish-mbrojtës i nivelit mesatar, por me 59 ndeshje dhe 13 gola me kombëtaren meksikane. Ka luajtur në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Si trajner ka drejtuar në Meksikë e Spanjë. Në pranverë të vitit 2009 u thirr për të drejtuar kombëtaren e Meksikës, duke zëvendësuar Sven Goran Eriksonin, duke ia dalë të çojë skuadrën e tij në Botërorin e Afrikës së Jugut. Në korrik të vitit 2009 fitoi "Gold Cup". Në palmarin e tij si trajner gjendet edhe një kampionat meksikan dimri i fituar në vitin 1999, me Paçukën. - Kualifikimi Meksika përjetoi një ankth pa fund në kualifikuese pasi ndërroi tre trajnerë: Hugo Sançez, Sven Goran Erikson dhe Havier Aguirre, ky i fundit ia doli të nxjerrë në finalet e Afrikës së Jugut. - Pika e lartë Suksesi më i madh i Meksikë është arritja në çerekfinale në vitin 1970 dhe 1980, pikërisht të zhvilluar në vendin e saj. - Pika e ulët Humbja me Gjermaninë Perëndimore në çerekfinalet e vitit 1986 krijoi një njollë turpi për ekipin kombëtar meksikan. - Legjenda Portieri Antonio Karbajal i njohur si "Five Cups", pasi u bë lojtari i parë që ka luajtur në pesë kampionate botërore. - Meksika - Paraqitjet ne finale 1930 - Raundi i parë 1950 - Raundi i parë 1954 - Raundi i parë 1958 - Raundi i parë 1962 - Raundi i parë 1966 - Raundi i parë 1970 - Çerekfinale 1978 - Raundi i parë 1986 - Raundi i parë 1990 - I kualifikuar, por i pezulluar nga FIFA 1994 - Raundi i dytë 1998 - Raundi i dytë 2002 - Raundi i dytë 2006 - Raundi i dytë - Ndeshje në total: ndeshje 45, fitore 11, barazime 12, humbje 22. - Paraqitja më e mirë: Çerekfinalet në 1970 dhe 1986 Më shumë ndeshje në finale: - Më shumë ndeshje në finalet e Botërorit: Antonio Carbajal (1950, 1954, 1958, 1962, 1966) - 10 ndeshje - Më shumë gola në finale: Luis Hernandez (1998) - 4. - Kualifikueset: ndeshje 8, fitore 11, barazime 2, humbje 5. - Më shumë ndeshje: Andres Guardado, Ricardo Osorio (16). - Më shumë gola: Andres Guardado, Carlos Vela, Cuauhtemoc Blanco, Fernando Arce, Jared Borgetti, Pavel Pardo (3). - Grupi A Afrika e Jugut Meksika Uruguai Franca - Ndeshjet në Grupin A 11.06.2010 16:00: Afrika e Jugut-Meksikë 20:30: Uruguai-Francë 16.06.2010 20:30: Afrika e Jugut-Uruguai 17.06.2010 13:30: Francë-Meksikë 22.06.2010 16:00: Meksikë-Uruguai 16:00: Francë-Afrika e Jugut /a.ke/
KOMENTE