Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Yjet E Botërorit, Miliona Në Rast Fitoreje
English

Sport-Botëror/ Yjet E Botërorit, Miliona Në Rast Fitoreje

TIRANË, 31 Maj /ATSH/ - Kupa e Botës "Afrika e Jugut 2010", përveç se është një nga Botërorët me pjesëmarrjen më të madhe, do të hyjë në histori edhe për shumat marramendëse që do të përfitojnë futbollistët në rast triumfi. Yjet e Spanjës do të përfitojnë secili nga 550 mijë euro në rast se fitojë në Kampionatin Botëror. Kjo është dhe shuma më e lartë e premios nga 32 ekipet finaliste. Spanja është kampionia në fuqi e Europës ( e ka fituar 2 herë Europianin), por nuk e ka fituar kurrë Botërorin. Argjentina do të paguajë Lionel Mesin me shokë nga 520 mijë euro. Anglia nga ana e saj ofron 470 mijë euro për kokë. Trofeu i gjashtë si kampion i botës për Brazilin kushton 10.5 milionë euro. Kjo është shuma që ka vendosur të shpërblejë skuadrën e saj Federata Braziliane e Futbollit. 23 lojtarët dhe trajneri i tyre, Carlos Dunga, do të marrin nga 1 milion reais, ose rreth 445 mijë euro secili, nëse Brazili fiton Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut Ndërsa Gjermania do të japë nga 250 mijë euro për secilin lojtar në rast triumfi./gj.m/s.s./
KOMENTE