Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Dossier/ Botërori 1974, Gjermania Triumfon Mbi Futbollin Total Holandez
English

Sport-Dossier/ Botërori 1974, Gjermania Triumfon Mbi Futbollin Total Holandez

TIRANË, 31 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Kupa e Botës e zhvilluar në Gjermani më 1974, qe turneu i futbollit total. Talentet spektakolare si Johan Cruyff dhe Franz Beckenbauer bënë që sportdashësit të harronin Pelenë dhe të udhëheqin skuadrat e tyre drejt e në finalen e 7 korrikut 1974. Ashtu siç kishte bërë Ferenc Puskas me hungarezët 20 vite më parë, në këtë rast ishte radha e Gjermanisë Perëndimore të dilte triumfuese, duke ngritur për herë të dytë trofeun e Kupës së Botës dhe duke mundur kështu të favorizuarit e këtij takimi, Holandën. Ndeshja finale filloi me një stil të paparë. Holanda, e cila kishte shënuar 14 gola dhe ishte dorëzuar vetëm në një nga 6 ndeshjet paraprake, u hodh në sulm shumë para gjermanëve. Ishte natyrisht Cruyff me fanellën nr. 14, i cili pasi dribloi këndshëm që nga qendra, duke u ndaluar vetëm afër zonës së rreptësisë nga një faull e Uli Hoeness. Ja ku erdhi edhe penalltia e parë e finaleve të Kupës së Botës, e kthyer në gol nga Johan Neeskens, 1-0. Holandezët po luanin me rivalët e tyre si macja me miun, por në 25 minuta, gjermanët, të prekur në sedrën e tyre fituese, barazuan me anë të Paul Breitner. Ai e shndërroi në gol penalltinë e fituar, kur Bernd Hoelzenbein u pengua nga Wim Jansen. Me Berti Vogts, që përmbante Cruyff dhe Gerd Muller, fituesin e "Këpucës së Artë" 4 vjet më parë, Gjermania Perëndimore do të kthehej në skuadrën me heronj të vërtetë, që i sollën asaj dhe të gjithë tifozëve një tjetër trofe botëror. Statuja e artë, e mbajtur nga kapiteni i Gjermanisë Perëndimore, Beckenbauer, ishte një zëvendësim i Kupës së Botës "Jules Rimet" që kishte fituar Brazili në 1970-n. Por, statuja nuk ishte risia e vetme e këtij kompeticioni. Tashmë ishte zgjedhur një president i ri i FIFA-s, siç ishte braziliani João Havelange, që kishte zëvendësuar anglezin Sir Stanley Rous. Pak a shumë pati disa ndryshime në format... tashmë kishte një hap të dytë që përmblidhte dy grupe me nga 4 skuadra, duke zëvendësuar në këtë mënyrë raundin e nokautit të çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve. - Gjermanolindorët dëshpërojnë fqinjët perëndimorë Anglia dhe Rusia ishin dy ekipet që i munguan këtij botërori. Të parët u eliminuan që në paraeliminatore: Polonia mori vendin e parë në grup, ndërsa të dytin dhe të tretin e morën përkatësisht kombëtarja angleze dhe ajo nga Uellsi. Ndërsa Rusia u eliminua në tavolinë pasi refuzoi që të udhëtonte drejt Kilit për arsye politike. Në këtë botëror një tjetër ekip bëri çudinë, Gjermania Lindore, e cila në grupin paraeliminator 4 arriti që të linte pas Rumaninë, Finlandën dhe Shqipërinë, duke arritur kështu që të kualifikohej në fazën finale të këtij kompeticioni. Aty bëri çudinë, pasi arriti që të mundte në ndeshjet në grupe ekipin e Gjermanisë Perëndimore. Në Hamburg goli i Jurgen Sparëasser's (77') u dha tri pikët lindorëve dhe dëshpëroi kështu gjermanoperëndimorët. Skuadra e Helmut Schoen-it kështu përfundoi në vend të dytë në grupin 1. Një tjetër moment i çuditshëm i këtij botërori u pa edhe në takimin që zhvilloi Zaireja me Brazilin. Mbrojtësi afrikan, Ilunga Mwepu, në momentin që kundërshtari po matej për të goditur një goditje dënimi, u nis nga muri dhe preku topin i pari. Ndërkohë, Haiti, i cili u kualifikua pasi përfitoi se finalja e paraeliminatoreve midis Amerikës Veriore dhe Qendrore dhe Zonës së Karaibeve u zhvillua pikërisht në fushën e tyre - bëri surprizën, duke shënuar golin e parë në takimin me Italinë. Më pas këta të fundit rikuperuan gjithçka, pasi shënuan plot tri herë në portën e Haitit. - Raundi i dytë Humbja e Gjermanisë Perëndimore ndaj asaj Lindore u dha të parëve vendin e dytë në grup. Lindorët u gëzuan shumë, pasi e cilësuan atë edhe një fitore politike, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi vendi i parë në grupin 1 i hodhi ata në një grup ferri. Lindorëve në fazën e dytë iu desh që të luftonin me ekipe si Brazili, Argjentina dhe Holanda, ndërsa perëndimorët që të dilnin në finale iu desh që të dilnin në krye të grupi B, i cili përbëhej nga Polonia, Suedia dhe Jugosllavia. - Lato, fituesi i "Këpucës së Artë" Polakët habitën të gjithë kur eliminuan në fazën e paraeliminatoreve një ekip si Anglia. Formacioni lindor përbëhej nga lojtarë mjaft cilësorë. Mesfushori Kazimierz Deyna dhe sulmuesit Grzegorz Lato (autor i shtatë golave) e Andrzej Szarmach (shënoi pesë gola) në raundin e parë mundën skuadra si Argjentina dhe Italia, ndërsa fazën e dytë ata morën vendin e dytë dhe dolën kështu në finalen e vogël (për vend të tretë dhe të katërt). Ata arritën që të mundnin minimalisht Brazilin, që kishte dalë në vend të dytë në grupin A pas Holandës. Formacioni brazilian, që kishte kaluar fazën e parë pasi ishin renditur të dytët në grup (falë golavarazhit, një gol i ndante ata me Skocinë që zuri vendin e tretë), në fazën e dytë u rendit i dyti. Ata, edhe pse mundën Argjentinën (takimi i tyre i parë në një Kupë Bote), u mundën nga Holanda. Golat e Neeskens dhe Cruyff dërguan Brazilin në finalen e vogël dhe Holandën në finalen e madhe që u zhvillua në "Olimpia Stadium". Skuadra holandeze merrte pjesë në këtë botëror për herë të parë që pas atij që ishte zhvilluar në 1938-n. Në fazën e dytë në grupin A ata shkatërruan 4-0 ekipin e Argjentinës dhe mendohej se do të shpalleshin kampion. Rinus Michels dhe mesfushori brilant Cruyff (të dy bashkë i dhanë lavdinë Ajax-it para se të kalonin tek Barcelona) mendoheshin si dy faktorët kryesorë që do t'i jepnin Holandës kupën e parë të Botës. Por një gjë të tillë ia pengoi një lojtar me vizion si Beckenbauer. Ky i fundit revolucionoi rolin e liberos dhe, së bashku me ekipin e tij, u tregoi holandezëve që loja fitohet vetëm dike masivizuar aksionet që ndërtohen. - A e dini se ? - Për herë të parë finalja e Kupës së Botës nuk u mbajt në kryeqytetin e vendit organizator. Gjermania Perëndimore dhe Holanda ndanë fituesin në Olympiastadion-in e Mynihut. - Ndeshja Poloni-Gjermani rifilloi vetëm pasi zjarrfikësit e Frankfurtit thithën ujin nga Waldstadion për ta bërë terrenin sërish të luajtshëm. - Nga lojtarët që nisën takimin e tyre të dytë në raundin e grupeve, vetëm shtatë lojtarët të ekipit kombëtar holandez ndaj asnjërit të Argjentinës nuk luanin me skuadrat respektive në finalet e botërorit të 1978. - Skocia ishte i vetmi ekip që nuk humbi asnjë ndeshje të këtij botërori. Askush më parë që nuk kishte fituar asnjë ndeshje, kishte arritur të mos mundej megjithëse kishte dalë që në fazën e parë nga gara. - Në takimin mes Brazilit dhe Zairesë ndodhi çudia. Në momentin që futbollisti brazilian po përgatitej të ekzekutonte një goditje dënimi (25 metra larg portës) mbrojtësi afrikan Mëepu Ilunga vrapo dhe goditi topin i pari. - Ekipet pjesëmarrëse Zaire Australia Bullgaria Gjermania Perëndimore Gjermania Lindore Italia Holanda Polonia Skocia Suedia Jugosllavia Haiti Argjentina Brazili Kili Uruguai - Shifrat e Kupës së Botës 1974 Skuadra: 16 Periudha kur u zhvillua: 13 qershor 1974 deri më 07 korrik 1974 Finalja : 07 korrik 1974 Ndeshje : 38 Gola të shënuar : 97 (me një mesatare prej 2.6 goli për ndeshje) Shikueshmëria : 1768152 (me një mesatare prej 46530 shikuesish për ndeshje) Vendi i I : Gjermania Perëndimore Vendi i II: Holanda Vendi i III: Polonia Vendi IV: Brazili Këpuca e Artë: Grzegorz Lato (Pol) /s.s./
KOMENTE