Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Mot I Paqëndrueshëm, Kushte Normale Lundrimi
English

Vlorë: Mot I Paqëndrueshëm, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 30 maj/ATSH-H.Koçi/.-Situata meteorologjike e paqëndrueshme, që ka përfshirë prej dy ditësh gjirin detar të Vlorës, do të vazhdojë të mbizotërojë edhe gjatë të hënës. Moti do të jetë me vranësira të ndërrueshme e të dendura dhe do të shoqërohet edhe me reshje lokale e të përkohshme shiu, ndërkohë që do të shënohet ulje e temperaturave krahasuar me një ditë më parë. Por, kjo situatë parashikohet të mos ndikojë në kushtet e lundrimit, që do të jenë normale edhe për mjetet e vogla. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 23-25 gradë celsius dhe ato minimale në 13-15 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë, do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës./s.s./
KOMENTE