Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Autoritetet Njoftojnë Vdekjen E Kreut Të Al-Kaidës Në Vend
English

Afganistan - Autoritetet Njoftojnë Vdekjen E Kreut Të Al-Kaidës Në Vend

KABUL, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Autoritetet afgane përshëndetën sot njoftimin e dhënë nga Al-Kaida për vdekjen e kreut të rrjetit në Afganistan, Mustafa Abu al-Jazid, por hodhën dyshime lidhur me një "ndikim" të mundshëm të luftës kundër terrorizmit në Pakistan dhe Afganistan. Vdekja e çdo terroristi të përfshirë në aktivitete terroriste në Afganistan, Pakistan ose në kufij është një zhvillim që e çon përpara kauzën", theksoi zëdhënësi i presidencës afgane Waheed Omar. "Por, nuk jemi të sigurt se vdekja e një anëtari të Al-Kaidës ka një ndikim të rëndësishëm në terren", shtoi Omar në një konferencë shtypi. Al-Kaida njoftoi sot në mëngjes vdekjen e shefit të saj në Afganistan, egjiptiani Mustafa Abu al-Jazid, i konsideruar si numri 3 i rrjetit të Osama bin Laden, pasi disa media në Shtetet e Bashkuara siguruan se ai është vrarë nga një avion amerikan pa pilot në zonat fisnore në veriperëndim të Pakistanit. Jazid, 54 vjeç, i njohur më tepër me emrin e luftës Said al-Masri (ose Said egjiptiani) ishte një nga anëtarët themelues të Al-Kaidës. Mesazhi i Al-Kaidës u njoftua nga qendra amerikane SITE, që mbikëqyr faqet islamike të internetit. Por, mesazhi nuk jep hollësi lidhur me rrethanat e vdekjes së atij që Al-Kaida e paraqet si kreun e saj në Afganistan, duke u mjaftuar të shprehet se ai vdiq si "martir". /I.Pu.
KOMENTE