Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Al Gore ndahet nga gruaja pas 4 dekadash martese
English

Al Gore ndahet nga gruaja pas 4 dekadash martese

Uashington, 1 Qershor, NOA – Al Gore dhe gruaja e tij janë ndarë pas 40 vjet martese, lajm ky që është konfirmuar nga miqtë e tyre të afërt.

"Ishte një vendim i ndërmarrë me marrëveshje", tha ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara lidhur me një fakt të tillë.

Vendimi, sipas Al Goresë, erdhi "pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe vlerësimi. Kërkojmë respekt për jetën private dhe nuk duan të shtojmë më shumë hollësi”.

Të dy 62-vjeçarët janë prindërit e katër fëmijëve Karenni, Kristin, Sara dhe Albert. Martesa e tyre u krye në 19 maj 1970, ndërsa janë njohur që në vitin 1965 te shkolla e Shën-Albanit në Uashington.

Al Gore ishte nënpresident i Bill Klintonit, dhe pastaj bëri një përpjekje të pasuksesshme për presidencën kundër Xhorxh Bushit në vitin 2000. Më vonë, në vitin 2007, Al Gore e fitoi Çmimin Nobel për Paqe për ngritjen e vetëdijes mbi pasojat nga ndryshimet klimatike.

n.e/NOA

KOMENTE