Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët e pakicave, debat për 10 vendet në parlamentin maqedonas
English

Deputetët e pakicave, debat për 10 vendet në parlamentin maqedonas

Shkup, 1 Qershor, NOA –Turqit, serbët dhe boshnjakët insistojnë në idenë për sigurimin e 10 vendeve të garantuara të pakicave, por duke kërkuar mbështetje për këtë edhe nga partitë shqiptare.

Një nga kushtet që kanë theksuar deputetët e këtyre pakicave ka qenë se deputetët e garantuar nuk do të rrezikojnë parimin e Badenterit në votimin e ligjeve si në Parlament, ashtu edhe në seancat e komisioneve parlamentare, siç është Komiteti për marrëdhënie ndëretnike.

Deputetët e pakicave kanë kërkuar mbështetjen nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin kanë kërkuar realizimin e një takimi me liderët e partive të pakicës.

Arsyetimi i deputetëve të pakicës është se ata nuk rrezikojnë Badenterin, për shkak se për votimin e ligjeve sipas këtij parimi do të kenë të drejt vetëm deputetët e listave nacionale të partive dhe koalicioneve dhe jo deputetët që kanë postet e garantuara.

“Nuk do të shkelet parimi i Badenterit, sepse për atë nuk do të kenë të drejtë të votojnë deputetët e listës së vendeve të garantuara për pakicat”, ka theksuar deputeti serb, Ivan Stoilkoviç, i cili ka theksuar se kanë gjetur modelin e zgjidhjes që nuk rrezikon shqiptarët në parlament.

Për mbështetjen e propozimit, i cili kohëve të fundit u hodh nga LSDM-ja është deklaruar edhe Partia Demokratike e Turqve, e cila gjithashtu ka kërkuar mbështetjen e partive politike.

Në BDI deri tani kanë refuzuar çdo nismë të tillë, duke theksuar se ideja megjithatë është shqyrtuar dhe do të jepet përgjigje e sërishme nga ana e kreut partiak.

NOA-INA

KOMENTE