Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Itali - Papunësia Në Prill 8.9%, Niveli Më I Lartë Që Prej Vitit 2001
English

Ekon - Itali - Papunësia Në Prill 8.9%, Niveli Më I Lartë Që Prej Vitit 2001

ROMË, 1 qershor /ATSH-ANSA/ - Niveli i papunësisë në Itali gjatë muajit prill shënoi 8.9 për qind, krahasuar me 8.8 për qind të muajit mars, njoftoi Instituti kombëtar italian i statistikave (Istat), duke theksuar se bëhet fjalë për shifrën më negative që prej tremujorit të katërt të vitit 2001. Nga prilli i vitit 2009 deri në prill të vitit 2001, numri i të papunëve në Itali u rrit me 307 mijë persona, duke e çuar gjithsej numrin e të papunëve në vend në 22 milionë e 831 mijë persona. Istat njoftoi se meshkujt kanë shfaqur një tendencë në rritje të papunësisë. Në fakt, në muajin prill papunësia te meshkujt rezulton të jetë 1 milionë e 190 mijë persona, në rritje me 2.7 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm dhe 27.6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa niveli i papunësisë te të rinjtë (15-24 vjeç) në muajin prill shënoi 29.5 për qind, me një rritje prej 1.4 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm dhe me 4.5 për qind me prillin e vitit 2009, njoftoi Istat në statistikat mujore paraprake, duke theksuar se niveli i papunësisë te të rinjtë është më i larti që prej vitit 2004. /e.v/
KOMENTE