Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Jeta Në Gaza Nën Embargon E Izraelit
English

Fishë Teknike - Jeta Në Gaza Nën Embargon E Izraelit

GJENEVË, 1 qershor /ATSH-ANSA/ - Bllokada e vendosur nga Izraeli në Rripin e Gazës izolon 1 400 000 palestinezë nga e gjithë pjesa tjetër e botës dhe i detyron ata të jetojnë në kushte të rënda dhe të pasigurta, denoncojnë unanime organizatat jo qeveritare dhe ato të Kombeve të Bashkuara. OKB: ËSHTË TREFISHUAR VARFËRIA EKSTREME Të dhënat më të fundit të OKB-së konfirmojnë përkeqësimin e kushteve të jetesës në Rripin e Gazës, shkaktuar kryesisht nga bllokada e Izraelit. Sipas një studimi të fundit të UNWRA (Agjencia e OKB-së për ndihmën dhe mbështetjen e refugjatëve palestinezë në lindjen e afërt), numri i refugjatëve palestinezë që nuk kanë asnjë mundësi për të fituar ose marrë ushqim dhe që nuk kanë asnjë mundësi për të pasur mjetet më minimale të jetesës si sapuni ose uji i pastër, është trefishuar pas vendosjes së bllokadës në qershor të vitit 2007. Rreth 300 mijë refugjatë palestinezë jetojnë në kushte varfërie ekstreme, kundër 100 që ishin para vitit 2007. Edhe kapaciteti i Kombeve të Bashkuara për t'iu përgjigjur nivelit aktual të nevojave të popullsisë së Gazës vazhdon të pengohet nga bllokada. AMNESTY INTERNATIONAL: DËNON TË GJITHË POPULLSINË "Autoritetet izraelite konfirmojnë se bllokada e Gazës, në fuqi që prej vitit 2007, është përgjigja për sulmin me raketa kundër jugut të Izraelit nga ana e grupeve të armatosura palestineze. Megjithatë, realiteti është se bllokada nuk ka në shënjestër grupet e armatosura, por prek kryesisht të gjithë popullsinë civile të Gazës, duke limituar hyrjen e ushqimit, furnizimeve mjekësore, materialeve shkollore dhe atyre ndërtimore", deklaroi Malcolm Smart, drejtori i programit "Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut" e Amnesty International gjatë një raporti në fillim të vitit për bllokadën në Gaza. UNWRA: EKONOMIA E TUNELEVE Bllokada në Rripin e Gazës ka shkaktuar krijimin e një ekonomie ilegale dhe aktualisht popullsia brenda territoreve varet nga furnizimet e importuara me anë të tuneleve të jashtëligjshme", ka deklaruar kohët e fundit italiani Filippo Grandi, Komisari i Përgjithshëm i UNWRA-s. OKB: PAPUNËSIA MË E MADHE NË BOTË Gaza ka një nga nivelet më të larta të papunësisë në botë, barabartë me 41.8 për qind. Bllokada nuk i përket vetëm të mirave materiale që hyjnë në vend por edhe eksportimeve. Në muajin prill pesë kamionë me lule të prera u autorizuan të dilnin nga Gaza, duke e çuar në 112 numrin e kamionëve me lule dhe luleshtrydhe që janë eksportuar që prej fillimvitit, por potenciali i eksportimeve është shumë herë më i madh, sipas OKB-së. KRYQI I KUQ: PREKEN EDHE APARATURAT MJEKËSORE "Bllokada vazhdon të pengojë rëndë transferimin e aparaturave thelbësore mjekësore, duke vënë në rrezik kurat e menjëhershme dhe terapitë afatgjata të mijëra pacientëve". PENGOHET LIRIA E LËVIZJES Lëvizja e palestinezëve në kalimet e Rafah dhe Erez, që kontrollohen nga autoritetet egjiptiane dhe izraelite, vazhdojnë të jenë të limituara. /e.v/
KOMENTE