Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Ambasadori Izraelit Në Londër: Operacioni Nuk Ishte Sukses
English

Flotilja - Ambasadori Izraelit Në Londër: Operacioni Nuk Ishte Sukses

LONDËR, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Ambasadori i Izraelit në Londër pranoi sot se ndërhyrja ushtarake izraelite kundër një flotiljeje propalestineze e ngarkuar me ndihma humanitare për Gazën, që shkaktoi nëntë të vdekur, "nuk ishte një sukses". "Është e qartë dhe nuk do t'i bie rrotull, se ky nuk ishte një sukses", deklaroi Ron Prosor në radion BBC4, i pyetur lidhur me çështjen nëse operacioni i kishte shërbyer apo e kishte dëmtuar Izraelin. "Është e drejtë të thuhet se ky operacion nuk ishte shumë i sukseshëm dhe humbja e jetës së njerëzve është tragjike, por të mos harrojmë se njerëzit në bordin e kësaj anijeje janë sjellë në mënyrë të tmerrshme", bëri të ditur ambasadori. "Sigurisht, ajo që ndodhi është një tragjedi", deklaroi ai më vonë në Sky News. Sipas tij, flotilja ishte paralajmëruar disa herë, por pa rezultat, të ndalonte përpara një sulmi të trupave ushtarake, shpjegoi ai për BBC-në. Ai shtoi se në Izrael po zhvillohen bisedime lidhur me operacionin dhe theksoi se "disa aktivistë" ndodheshin në njërën prej aniijeve, me thika dhe shufra hekuri në duar përballë anëtarëve të komandos izraelite. "Ata u përpoqën me të vërtetë të bënin gjithçka për të shkaktuar konfrontim dhe këta aktivistë ndryshuan dimensionin e asaj që mendohej të ishte një problem humanitar", vazhdoi Prosor. Duke theksuar se asgjë nuk ndodhi, për sa i përket dhunës, në pesë nga gjashtë anijet e flotiljes, Prosor bëri të ditur se Izraeli është në një "gjendje lufte" me territoret në Gaza dhe se po përpiqej të mbrohej. /I.Pu.
KOMENTE