Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokaster: Deputetet Bulku Dhe Doda Takim Sensibilizues Me Grate E Lazaratit
English

Gjirokaster: Deputetet Bulku Dhe Doda Takim Sensibilizues Me Grate E Lazaratit

GJIROKASTËR, 1 Qershor/ATSH, Telnis Skuqi/ - Deputetet e PD, Rajmonda Bulku e Mesila Doda zhvilluan sot pasdite një takim me gratë e Lazararit, të cilave u kërkuan që të bëhen barriera dhe kontribuese në ç'rrënjosjen e kultivimit të bimëve narkotike në këtë fshat. Mesila Doda theksoi se sivjet, ndryshe nga vitet e fundit kur Lazarati ka pasur dukurinë problemore për mbjelljen e bimëve narkotike, gjërat po ndryshojnë në sensin pozitiv. Duke nënvizuar se gratë, që janë gjysma e popullsisë, është dhe pjesa më e fortë e saj, Doda tha se "do të bëhemi një barrierë e fuqishme kundra dëshirave, kundra çmendurirave shumë herë që mund të kenë burrat, baballarët, vëllezërit, fëmijët tanë, sepse ne jemi ndërgjegjia e familjes". Ndërsa deputetja Rajmond Bulku e cilësoi zëri i gruas një potencial të fuqishëm, jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri. "Ju duhet të kontribuoni që rruga për në Lazarat të jetë e hapur, e sigurt për turistët dhe këdo, ndaj me forcën tuaj duhet të mbroni të ardhmen e fëmijëve tuaj, që ndërtohet vetëm me punë të ndershme, duke larguar përfundimisht nga territoret tuaja bimën e vdekjes", tha ajo. Një javë më parë fshatin Lazarat, rreth 3 km larg Gjirokastrës, e vizituan ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe deputeti i zonës, njëherazi ministri i Bujqësisë, Genci Ruli./n.m/
KOMENTE