Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokastër: Shkatërrohet Me Çekiç Varri Antik I Jorgucatit
English

Gjirokastër: Shkatërrohet Me Çekiç Varri Antik I Jorgucatit

GJIROKASTËR, 1 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Për të dytën herë brenda një jave, persona të panjohur kanë dhunuar Varrin Monumental të Jorgucatit, një monument kulture i periudhës antike, i zbuluar 8 vjet më parë gjatë punimeve për ndërtimin e autostradës Gjirokastër-Kakavijë. Spartak Drasa, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër, bëri të ditur sot për ATSH-në, se në të dy rastet ka denoncuar në polici dhunën e verbër ndaj këtij monumenti, por deri tani nuk ka asnjë reagim nga strukturat e specializuara. "Nga kqyrja që i kanë bërë monumentit, ekspertët kanë konstatuar në mënyrë fare të qartë se kemi të bëjme me një ndërhyrje të dhunshme dhe të qëllimshme me mjete të forta për të shkatërruar disa pjesë të dyshemesë dhe pragut të këtij varri", pohoi Drasa. Sipas tij, "për sa kohë nuk ka një përgjigje nga ekspertët e policisë për autorët e këtij krimi, është e vështirë për të folur për qëllimin e këtij dëmtimi". Drasa tha se 'në të dy rastet është informuar nga shoqëruesit e grupeve të arkeologëve që aktualisht janë duke kryer ekspedita arkeologjike dhe vëzhgime në terren të objekteve antike në Gjirokastër, Butrint, Mursi, etj". Plot 8 vjet më parë, në krahun e majtë të rrugës kombëtar Gjirokastër-Sarandë, rreth 800 me në verilindje të fshatit Jorgucat gjatë punimeve për ndërtimin e autostradës Gjirokastër-Kakavije u zbulua një varr antik, me formë katërkëndëshe me dimensione 9.30 x 4.80 m, e orientim JL-VP. "Guri poroz nuk është në natyrën e zonës përreth monumentit, por i marrë nga një territor tjetër. Është përdorur për ndërtimin e varrit se përpunohet me lehtësi në luthje me gurën gëlqerore, natyrë e vetë terrenit", shpjegon arkeologu Çondi. Sipas tij, në varrin antik janë ruajtur pjesë nga fletët të punuara thjeshtë. "Nga pastrimi rezulton se varri ka një ripërdorim të tij në periudhën romake, që shprehet te suvatimi i sipërfaqes së brendëshme të mureve të dhomës së varrimit dhe korridorit me llaç horasan në trashësi 3-5 cm dhe patinuar e ngjyrosur në ngjyrë të kuqe dhoma, ndërsa korridori është lënë i bardhë", thotë Çondi. Ai shton se gjatë pastrimit të varrit në Jorgucat nuk u gjet inventari, por vetëm disa fragmente enësh, tipike për shek. III-II pra Krishtit./n.m/
KOMENTE